LAJMI I FUNDIT:

Të dhëna interesante për lindshmëri dhe vdekshmëri në qytet dhe fshat në Maqedoni

Të dhëna interesante për lindshmëri dhe vdekshmëri në qytet dhe fshat në Maqedoni

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), në Maqedoni, numri i lindjeve në zonat e qyteteve është 13.536 fëmijë, ose 58.8% e numrit të përgjithshëm të fëmijëve të lindur të gjallë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Numri i fëmijëve të lindur të gjallë në fshatra është 9466 (41.2%). Në rajonin e Shkupit ka më shumë lindje (36.8%), kurse më pak ka në rajonin lindor të Maqedonisë (6.7%).


Mosha mesatare e lehonave në qytet është 28.1, kurse në fshat është 25.6. Në qytet ka patur 153 lindje me mortalitet, kurse në fshat ka patur 120 lindje të këtilla.

Numri i personave të vdekur në zonat e qyteteve është 12.438 persona (60.9%), kurse në fshatra ka 7983 persona (39.1%). Më shumë vdekje ka në Shkup (29.3%), kurse më pak në verilindje të rajonit (8.1%)./Telegrafi/