LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Mbajtja e Super Kupës nuk mund të rrezikohet

OBRM-PDUKM: Mbajtja e Super Kupës nuk mund të rrezikohet

OBRM-PDUKM në një komunikatë të shkruar për media informon se punët e vetme që kanë mbetur për realizimin e fundit të paralajmëruara nga ana e UEFA-s janë punët rreth klimatizimit dhe rregullimin e hapësirave në të cilat do të bëhet transmetimi i ndeshjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Zoran Zaevi dhe Dragi Rashkovski akoma po sillen si opozitë. Qeveria e OBRM-PDUKM e ndërtoi arenën “Filipi II” me të cilin Maqedonia është futur në hartën e UEFA-s si konkurrent serioz për organizimin e ngjarjeve të nivelit të lartë dhe deri në raportin e fundit të UEFA-s rregullisht ka marrë raporte pozitive”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga kjo parti thonë se Zaevi nuk duhet që përgjegjësinë e tij ta mbulojë me deklarata të rrejshme./Telegrafi/