LAJMI I FUNDIT:

Kush do ta merr përgjegjësinë për gabimet në autostradat Milladinovc-Shtip dhe Kërçovë-Ohër?

Kush do ta merr përgjegjësinë për gabimet në autostradat Milladinovc-Shtip dhe Kërçovë-Ohër?

Të gjithë heshtin për atë se kush është fajtor për gabimin gjatë realizimit të punimeve në dy autostradat problematike. Sipas Tv Telma, tani për tani bëhen vetëm analiza të gabimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qeveria do të del shpejtë me një njoftim për zgjidhjen e këtij problemi, ndërkaq nuk ka afate se kur do të përfundojnë punimet. Punëtorët janë takuar me ministrin për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski, nga i cili kërkuan të dijnë se deri kur do të zgjatë ndalesa e punimeve.


Sipas tyre, ekzistenca e 1500 punëtorëve, të punëuar në pesë firma ndërtimi që punojnë në autostradën Milladinovc-Shtip dhe Kërçovë-Ohër, vihet në pikëpyetje.

Sugareski nuk bën të ditur se çfarë kërkon Prokuroia Speciale nga ai, por sqaron se vepron sipas kërkesave të PSP-së.

Punëtorët kanë kërkuar që të ndryshohet Ligji për prokurim publik dhe çmimi të mos jetë kusht për tender, por cilësia. Sugareski do të duhet të merret edhe me faktin se 9% e firmave që marrin pjesë në tendera, nuk kanë asnjë të punësuar, kurse vetëm 5% kanë mbi 20 të punësuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori