Nënkryetari i LDK-së dhe aktualisht kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri, në një shkrim drejtuar mediave në prag të Fitër-Bajramit, ka thënë se çdo individ që i është bashkuar qëllimeve radikale dhe ekstremiste, nuk i takon islamit dhe nuk i shërben interesave të vendit.
Tutje, Haziri ka thënë se LDK e dënon keqpërdorimin e fesë dhe besimit fetar për të kryer vepra kriminale apo për të motivuar të tjerët, qoftë në vend dhe kudo në botë.
“Islami është fe e paqes, e bashkëjetesës së vëllezërve e motrave, e mirëkuptimit dhe gjithmonë ka qenë në shërbim të avancimit të interesave kombëtare. As sot nuk është ndryshe”- shkruan ndër të tjera Haziri.
Shkrimi i plotë:
Kushdo që e keqpërdor fenë për qëllime meskine, nuk i takon islamit!
Çdo individ që e keqpërdor, apo e ka keqpërdorur fenë për qëllime meskine ose që i është bashkuar veprimeve radikale e eskstremiste, nuk i takon islamit dhe nuk i shërben interesit të vendit. Si i tillë, do të gjykohet nga të gjithë ne, pa përjashtim.
Në këtë ditë madhe në prag të përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit për të gjithë besimtarët, me dëshirën vullnetin dhe dashurinë për vendin, kombin e familjen, ua uroj festën e Fitër Bajramit.
Kjo festë e pastrimit të shpirtit dhe mendjes pas një muaji sakrificë, na kujton rëndësinë për dashurinë ndaj njëri-tjetrit dhe virtytet e veçanta që ky popull i ka, jo vetëm për tolerancë, por për bashkëjetesen kuptimplote dhe harmoninë me njëri-tjetrin për çdo kënd që jeton në këtë tokë.
Me respektin më të madh i kujtojmë të gjithë ata që nuk jetojnë më me ne, por që kanë lënë prapa veprat, kujtimet dhe leksionet për një jetë me dashuri e respekt.
Gjithashtu, Lidhja Demokratike e Kosovës rikonfirmon edhe në këtë ditë se qëndron fuqishëm në mbrojtje të të drejtave të secilit, të siguruara me Kushtetutë të shtetit laik të Kosovës për të besuar lirdhëm dhe të papenguar, por duke vepruar sipas ligjeve.
Ne si LDK e dënojmë keqpërdorimin e fesë dhe besimit fetar për të kryer vepra kriminale apo për të motivuar të tjerët, qoftë në vend dhe kudo në botë. Islami është fe e paqes, e bashkëjeteses së vëllezërve e motrave, e mirëkuptimit dhe gjithmonë ka qenë në shërbim të avancimit të interesave kombëtare. As sot nuk është ndryshe.
Andaj, çdo individ që e keqpërdor, apo e ka keqpërdorur fenë për qëllime meskine ose që i është bashkuar veprimeve radikale e eskstremiste, nuk i takon islamit dhe nuk i shërben interesit të vendit. Si i tillë, do të gjykohet nga të gjithë ne, pa pëjashtim.
Kosova është model i funksionimit të demokracisë dhe bashkëjeteses me konfesionet tjera fetare sikur edhe në të gjitha trevat tjera ku jetojnë shqiptarët. Gjithmonë kemi festuar bashkë dhe kjo traditë do të vazhdoj, pa dallim. Kjo ështe vlerë për secilin dhe do të investohet e do të ruhet me kujdes, me të gjitha mjetet.
Arsimimi dhe edukimi ynë, që nga familja e në çdo institucion arsimor, promovon vlerat e përkrahjes së mirësisë, mirëqenies dhe respektit të diversitetit. Ky është boshti, rreth të cilit do të ndërtohet edhe në të ardhmen shoqëria jonë moderne me orientime europiane e perëndimore.
Në këtë të premte të fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit, me lejoni ta shprehë krenarinë time që Gjilani është komunë model sa i përket funksionimit të Mekanizmit koordinues për parandalimit të ekstremizmit fetar dhe të gjitha llojet e ekstremizmave, të cilin e kemi aplikuar me shumë sukses për më shumë se një vit.
Poashtu, shembull të mirë e ka marrë Komunën e Gjilanit edhe shefi i UNMIK-ut në Kosovë, Zahir Tanin, i cili në Këshillin e Sigurimit ka thënë: “Në tremujorin e fundit pata mundësinë të takohem dhe të bisedoj me kryetarin e komunës së Gjilanit. Unë kam vërejtur zotime të mirëfillta për promovimin e bashkëpunimit në mes të komuniteteve, për zgjidhjen e problemeve të vërteta në jetën e përditshme dhe për plotësimin e nevojave të njerëzve. Unë nuk kam hasur në retorikë politike, por në punë serioze që për synim ka ndërtimin e një shoqërie tolerante”.
Të gjithë duhet të punojmë bashëarisht për një Kosovë moderne me orientime europiane e perëndimore. Paqe për të gjithë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime