LAJMI I FUNDIT:

Mbi 33.000 nxënës do të regjistrohen në shkollat e mesme

Mbi 33.000 nxënës do të regjistrohen në shkollat e mesme

Sot përfundon afati i parë i konkursit për regjistrim në shkollat e mesme të Kosovës, ku sipas të dhënave zyrtare të MASHT-it, pritet të regjistrohen 33,246 nxënës, në gjithsej 1104 paralele.

Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, drejtoresha e Departamentit për Politika në Arsimin Parauniversitar në MASHT, Valbona Fetiu-Mjeku.

Sipas saj, në gjimnaze për vitin shkollor 2017/18 është planifikuar të regjistrohen gjithsej 13.088 nxënës, ndërkaq në shkollat profesionale 20.158 nxënës.


“Sipas planifikimit të MASHT-it, në arsimin e mesëm të lartë në gjimnaze dhe në shkolla profesionale për vitin shkollor 2017/2018 sipas DKA-ve , natyrisht, gjithmonë duke e pasur parasysh planifikim e tyre, do të regjistrohen 13088 nxënës në gjimnaze, ndërsa në shkollat profesionale 20.158 nxënës në 695 paralele”, ka thënë Fetiu-Mjeku.

Për këtë vit, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka vendosur si kritere për regjistrim në shkollat e mesme të larta numrin e pikëve të arritura në testin e arritshmërisë dhe suksesin nga shkolla fillore.

“Si kritere për nxënësit për klasën e dhjetë, nxënësit duhet t’i plotësojnë këto kritere, suksesi nga shkollimi i obliguar, i cili është 25% apo 25 pikë, suksesi nga lëndët prioritare në test që është 15 % apo 15 pikë dhe numri i pikëve nga testi, 60% apo 60 pikë”, tha Fetiu-Mjeku.

Konkursi për regjistrim ka qenë i hapur që nga data 19 qershor e deri më sot, ndërsa komunikimi i rezultateve do të bëhet më 28 qershor.

Afati i dytë për regjistrim plotësues për nxënësit e shkollave të mesme do të jetë nga data 21 deri 23 gusht, ndërsa shpallja e rezultateve do të bëhet më 28 gusht. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Lajme
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje

Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje

Lajme
Kalo në kategori