LAJMI I FUNDIT:

Këto janë harxhimet e kompanive ndërtimore të Maqedonisë për vitin 2016

Këto janë harxhimet e kompanive ndërtimore të Maqedonisë për vitin 2016

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), në vitin 2016 subjektet afariste që merren me ndërtimtari kanë harxhuar 12.925.251 denarë për material ndërtimor dhe energji, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kjo shifër paraqet një rritje prej 11.1% më shumë se sa në vitin 2015. Në këtë shumë, 35.8% është harxhuar për material për lidhje, pastaj 13.7% është harxhuar për derivate, 11.5% janë harxhuar për izolim dhe shtresa tjera, etj./Telegrafi/