LAJMI I FUNDIT:

Eksploziv policit në Tiranë

Eksploziv policit në Tiranë

Automjeti i oficerit të policisë Trim Murati shpërtheu rreth orës 4 të mëngjesit të kësaj të premteje, në oborrin e banesës së tij, në rrugën “Kastriotët”, pranë kthesës së Kamzës.

Në pjesën e përparme të mjetit tip Mercedes Benz ishte vendosur një sasi eksplozivi, ndërsa ngjarja dyshohet se ka lidhje me detyrën e oficerit të Policisë së Krimeve të Rënda në Komisariatin e Krujës.


Megjithëse ka deklaruar se nuk ka konflikte, oficeri Murati ka shprehur dyshime se ngjarja mund të lidhet me shkatërrimin e parcelave të kanabisit në malësitë e Krujës. /TCH/