LAJMI I FUNDIT:

Ankesa të shumta të qytetarëve të Maqedonisë për keqpërdorim të dhënash personale

Ankesa të shumta të qytetarëve të Maqedonisë për keqpërdorim të dhënash personale

Publikimi i përditshëm i fotografive, kontakteve dhe të dhënave personale në internet mund që lehtë të sjellë në keqpërdorimin e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Privatësia në Maqedoni më së shpeshti keqpërdoret në rrjetet sociale. Këtë e paralajmërojnë ekspertët, por edhe vetë viktimat. Qytetarët, të shqetësuar kërkojnë mbrojtje institucionale.


Kanal 5 bën të ditur se në vitin e kaluar në Drejtorinë për mbrojtje të të dhënave personale (DMDHP) janë ankuar 380 persona për keqpërdorim të identitetit të tyre në rrjetet sociale.

Ankesa ka edhe për rrjedhje informacionesh nga institucionet shtetërore, më së shpeshti në pjesën e të ardhurave personale. DMDHP-ja i udhëzon qytetarët ta mbrojnë privatësinë e tyre dhe të mos publikojnë të dhëna personale në internet pasi që, sipas tyre, askush nuk mundet që t’i ruaj./Telegrafi/