Për të shpalosur këtë koleksion, disenjatorja Blerina Kllokoqi Rugova ishte kujdesur deri në detaje, ku jo vetëm koleksioni dhe prezantimi por edhe vendi se ku i shpalosi këto kreacione ishte i veçantë dhe i pa shfrytëzuar më herët për evente të tilla.
Ishin zërat e tifozëve të cilët nisën gjithçka. Ata kishin zënë vend në të dyja anët e skenës nga ku po bënin tifo. Kësaj radhe për koleksionin e disenjatores Blerina Kllokoqi Rugova. Zërat e tyre filluan t’i nxjerrin në skenë një e nga një modelet të cilat në mënyrë të denjë po shpalosnin kështu koleksionin e Blerinës.
E muzika që po i shoqëronte ato gjatë ecjes vinte e papritur. Nga kënga e tifozëve kalohej në këngë në gjuhën angleze, e nga ato kalohej prapë në këngë shqipe. Kështu deri në shpalosjen e këtij koleksioni unik i cili solli rreth 50 veshje tejet të bukura.
Gjithmonë një rëndësi të veçantë disenjatorët ia kushtojnë edhe mënyrës së prezantimit të koleksionit. E për një gjë të tillë, ishte kujdesur deri në detaje Blerina Kllokoqi Rugova, e cila jo vetëm koleksionin dhe prezantimin por edhe vendin se ku i shpalosi këto kreacione e kishte të veçantë dhe të pa shfrytëzuar më herët për evente të tilla.
Ishte Parku Arbëria në kryeqytet vendi i cili mirëpriti një mori mysafirësh nga bota e artit, politikës dhe shoqëria civile. I shndërruar në një skenë të bukur dhe rrethuar me pemë që ishin ndriçuar me ngjyra të ndryshme, gjithçka dukej si në përralla.
Me këtë prezantim Blerina dëshmoi se puna e saj është e veçantë dhe koleksionet e saj gjithmonë vijnë me shumë risi. Kështu erdhi edhe koleksioni “Dradania”.
Gjithë ky koleksion, erdhi pas një viti e gjysmë, kohë kjo sa Blerina kishte punuar në të, por sfilata ku u shpalos koleksioni bëri që gjithë kjo pritje të ja vlejë dhe gjithçka të përfundojë me një ‘Wow’ nga ana e të pranishmëve të cilët ishin në numër të madh.
I pranishëm në këtë mbrëmje ishte edhe disenjatori i njohur Valdrin Sahiti, i cili për KultPlus, tha që ky prezantim i Blerinës ishte shumë i mirë, duke dëshmuar shumë punë.
“Më pëlqeu shumë volumi i koleksionit, ngjyrat dhe materialet janë pjesë e trendëve të reja, ndërsa sa i përket stilit, ajo gjithmonë mbetet në stilin e saj. Edhe organizimi ishte shumë i mirë, madje shumë ndryshe, por Blerina bënë gjithmonë diçka ndryshe, ambienti i jashtëm shumë i mirë, edhe muzika dhe gjithçka tjetër më pëlqeu sonte”, është shprehur Valdrin Sahiti për KultPlus.
Këngëtarja Nora Istrefi ishte një tjetër e pranishme në këtë mes, ku edhe ajo për KultPlus, foli më shumë rreth këtij koleksioni.
“Si zakonisht, Blerina realizon fustane shumë të bukura edhe kësaj radhe më pëlqyen jashtë mase. Gjithashtu edhe sfilata ishte shumë në nivel, një ambient shumë i bukur edhe pse nuk e kisha parë më herët, por shumë ide e mirë. Blerinën e njoh që nga studimet në fashion ku kemi qenë bashkë dhe që nga fillimi ajo ka pasur këtë stil dhe pikërisht për këtë arsye më pëlqen, ajo asnjëherë nuk del jashtë vetës, njëjtë si unë që kam dëshirë të identifikohem në muzikë me diçka timen”, ka thënë Istrefi për KultPlus, duke vazhduar t’i uroj shumë suksese në të ardhmen disenjatores Blerina Kllokoqi Rugova.
E krejt për fund, për t’i shprehur emocionet e saj dhe për të folur rreth punës për këtë koleksion dhe këtë prezantim, për KultPlus foli edhe vetë disenjatorja Blerina Kllokoqi Rogova, e cila tha që edhe pse shumë e lodhur pas një pune intensive, ajo është ndarë jashtëzakonisht e kënaqur me këtë prezantim.
“Ky koleksion vjen pas një pune të madhe dhe një angazhimi të madh të gjithëve që i kisha përreth. Ky koleksion është titulluar “Dardania” sepse gjithçka më rrethon me Dardaninë. Kryesisht për këtë koleksion janë përdorur dantellat transparente”, tha Blerina për KultPlus.
Në këtë sfilatë kishte edhe diçka të veçantë. Në mesin e shumë modeleve nuk munguan edhe modelet e vogla që vinin nga Shoqata ‘Pema’. Ata shkëlqyen në prezantimin e tyre dhe u përcollën me duartrokitje të shumta. Blerina tregoi se fustanet me të cilët u prezantuan fëmijët me Sindromin Down, do të shkojnë dhuratë për shoqatën ‘Pema’.
“Ne nuk e kemi paraparë që këtë sfilatë ta kemi edhe me fëmijë, por ishte kërkesë e shoqatës ‘Pema’ andaj unë si nënë assesi nuk mund ta refuzoja por kemi punuar me shumë kënaqësi që edhe këta fëmijë të bëhen pjesë e sfilatës duke ja shtuar edhe më shumë bukurinë kësaj ngjarje”, ka thënë Blerina për KultPlus.
Pas sfilatës së mrekullueshme, të pranishmit i priti koktelli i organizuar nga vetë kreatorja ku gjithçka u përcoll me muzikë Live të bendit ‘Fisnikët’.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Disa muaj pas divorcit, bashkohen Alvaro Morata dhe Alice Campello
Xheneta reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK: Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashtë asaj shtëpie
Gjesti dhe Rozana imitojnë Jozin në takimin e sikletshëm që pati me babanë e Loredanës në Big Brother
Shtyhet seanca kundër grupit famëkeq “AlbKings” - viktimë e tyre edhe Anisa Veseli e Big Brother Kosova
Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania
Gjesti flet për familjen në Big Brother: Babai im punon në ndërtimtari
Xheneta reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK: Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashtë asaj shtëpie
Monika Salihu reagon për rastin e Jozit me Loredanën: Po e paramendoj çfarë boksi do i kishte dhënë baba Azizi - bashkëshortit tim
Xheneta Fetahu aludohet se hyn të shtunën në Big Brother të Shqipërisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale