Filmi “Home” i realizuar si koproduksion mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe, këtë vit u shpërblye me çmimin për filmin më të mirë të metrazhit të shkurtër në ceremoninë prestigjoze të ndarjes ë çmimeve në BAFTA, ndërsa këtë herë filmi shënon një tjetër sukses të madh, duke rrëmbyer çmimin “Gold Lion” në festivalin shumë prestigjoz “Cannes Lions”.
“Home” bën fjalë për një familje që gjendet në situatat e njëjta si refugjatët e vendeve të Lindjes. Filmi, ku xhirimet më të mëdha janë bërë në Kosovë flet për një familje që bëhet viktimë e zhvillimeve pa fajin e saj, për tu gjendur në situata njëjtë si refugjatët e vendeve të Lindjes.
Lajmin për këtë triumf e bëri të ditur vet producenti Shpat Deda përmes një statusi të publikuar në rrjetin social Twitter, ndërsa në një prononcim ekskluziv për Telegrafin, ai rrëfen për suksesin e filmit dhe ndjenjën e të fituarit një çmim kaq prestigjoz.
“Është ndjenjë jashtëzakonisht e mirë, dhe ndjehem shumë i përmbushur që jam një ndër producentët në këtë film. Për një film që është realizuar në masë të madhe në Kosovë, kemi korrur sukses të madh në festival botërore, dhe çmimi Gold Lion në Cannes Lions 2017 tashmë po e vazhdon suksesin prej BAFTA-s dhe prej festivaleve të tjera. Ky çmim i radhës është tejet i rëndësishëm pasi që triumfi ndodhi në festivalin më prestiogjioz botëror për kampanja reklamuese, dhe fitorja aty na ndihmon që ta përçojmë edhe më tej mesazhin e bashkëndjesisë me refugjatët. Jam shumë krenar për krejt ekipin në Kosovë, i cili bashkëpunoi në mënyrë shumë profesionale me ekipin Britanik, dhe bashkë e krijuam një film i cili po korrë suksese të jashtëzakonshme nëpër botë”, tha Shpat Deda për Telegrafin.
Ndërkohë filmi “Home” është lansuar më 20 qershor për Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve në platformën Vimeo, dhe për të gjithë ata që duan ta ndjekin, mund ta gjejnë falas për pesë ditët në vazhdim në këtë platformë.
Filmi “Home” e solli Shpat Dedën si producent, por atë të gjithë e njohim si një këngëtar i muzikës së mirëfilltë të zhanrit rock/alternative. I pyetur nga Telegrafi për projektete e radhës në muzikë, këngëtari shpalosi disa detaje.
“Eksperienca si producent ka qenë diçka e re dhe rezultoi e suksesshme. Sa i përket muzikës kam në plan dy projekte, të cilat besoj do i realizoj edhe me video dhe do i plasoj edhe gjatë verës. Ndërkohë kam edhe një projekt më madhor që planifikoj ta realizoj, por për momentin dua ta lë befasi për publikun”, përfundoi Shpat Deda për Telegrafin.
Më poshtë mund të ndiqni filmin “Home”, përgjatë një jave falas në platformën Vimeo. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëErjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozon pjesët intime
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA
Rita Ora e mëngjeseve të hershme, pas palestrës ndërron veshjen për një paraqitje tejet elegante rrugëve të New Yorkut
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços
Aziz Salihu feston ditëlindjen e 70-të, Monika me urim të veçantë: Më i madhi në vend, e gëzofsh 70-vjetorin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit