LAJMI I FUNDIT:

Nëntë të akuzuarve u vërtetohen dënimet me burgim për organizim dhe pjesëmarrje në grupet terroriste

Nëntë të akuzuarve u vërtetohen dënimet me burgim për organizim dhe pjesëmarrje në grupet terroriste

Gjykata e Apelit e Kosovës ua ka vërtetuar dënimet me burgim nëntë të akuzuar për “Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste”, vepër kjo e parashikuar me nenin 143 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në këtë mënyrë Apeli i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e Prokurorisë Speciale dhe mbrojtëseve të të akuzuarve H.A.,N.A.,I.R.,A.B.,E.B.,S.S.,H.E.,H.L. dhe M.B., kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 29.04.2016.

Sipas këtij aktgjykimi të akuzuarit N.A. dhe H.E. janë dënuar me nga 4 vjet e 6 muaj burgim. Me nga 4 vjet janë dënuar të akuzuarit I.R dhe E.B. I akuzuari A.B., me 3 vjet e 6 muaj, ndërsa  të akuzuarit H.A.,S.S., H.L. dhe M.B me nga 3 vjet burgim.


Apeli konstatoi se gjykata e shkallës së parë ka vërtetuar drejtë gjendjen faktike, nuk ka bërë shkeljeje të dispozitave të procedurës penale si dhe ka aplikuar drejtë ligjin penal. Kjo, Gjykatë sa i përket dënimit ka vlerësuar se nuk qëndrojnë  pretendimet e Prokurorit për dënime me të ashpra dhe as ato të mbrojtësve për dënime më të buta me burgim.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori