Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa tha të martën se kusht i LDK-së për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen është posti i kryeministrit. Ende nuk dihet qartë nëse kjo është a pranueshme për Vetëvendosjen, por e sigurtë është që koalicioni fitues i zgjedhjeve PAN që është edhe ligjshmërisht mandatari i parë për formim të qeverisë, nuk e ka fare në konsideratë opsionin e ofrimit të postit të kryeministrit për LDK-në.
Rexhep Hoti, nënkryetar i PDK-së në një prononcim për Gazetën Observer ka thënë se ka kaluar koha për një kusht të tillë.
“Jo, nuk bëjmë pazare të tilla, përfundimisht jo”, ka thënë Hoti.
Hoti, shprehet i bindur se formimi i Qeverisë së re do të ndodhë nga koalicioni që i ka fituar zgjedhjet, dhe për të, kjo është punë e kryer.
“PAN-i është koalicioni fitues i zgjedhjeve, dhe fituesi bën projekte për formimin e Qeverisë, sepse ne i kemi fituar zgjedhjet në kuptimin ligjor. Pra, është detyrë kushtetuese e PAN-it me formuar Qeverinë. Me kandidatin Ramush Haradinaj do ta formojmë ekzekutivin dhe kjo është një punë e kryer”, ka deklaruar ai.
Duke folur për vendimin e partisë që është në koalicion me PDK-në e AAK-në, NISMA për Kosovën, që në Kuvend të funksionoj si grup i vetëm parlamentar, Hoti ka thënë se është e drejtë e tyre që të vendosin për një gjë të tillë.
“NISMA nuk është shkëputur nga PAN-i. Ata do të operojnë si grup i vetëm parlamentar në Kuvend dhe është drejtë e tyr. Të njëjtën mund ta bëjnë edhe AAK-ja edhe PDK-ja, pra të jenë si grupe të vetme parlamentare brenda Kuvendit”, ka thënë ai për Gazetën Observer.
Ndërkaq sa i përket numrit të deputeteve që do t’i ketë PDK-ja në legjislacionin e ardhëm, Hoti tha se po presin të dhënat zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
“Ne e dimë saktë se sa deputetë i kemi, por preferojmë të presim kur KQZ-ja bën zyrtarisht certifikimin e tyre” ka përfunduar ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama