LAJMI I FUNDIT:

Asfaltohet rruga Shipkovicë-Brodec

Asfaltohet rruga Shipkovicë-Brodec

Problemi disa vjeçar i rrugës për banorët e fshatrave Brodec, Veshallë, Bozofcë,më në fund i erdhi fundi . Ky investim i rrugës Shipkovicë-Brodec, është investim mbi 500 mijë euro, ko-financim së bashku me Komunë e Tetovës.

Teuta Arifi, theksoi se ky projekt ka qenë ndër projektet më kapitale, ndërsa sipas Arifit është duke u projektuar edhe pjesa e urës, e cila vitet e fundit ka qenë ankth për këtë pjesë të banorëve, sidomos pas vërshimeve të fundit.


“Ajo që për mua sot është kënaqësi e vërtet është fakti që kemi përfunduar një ndër projektet më të mëdhaja kapitale të Komunës së Tetovës. Ajo është rruga Shipkovicë-Brodec. Përgjithësisht, i gjithë investimi kap vlerën mbi 500 mijë euro. Ne kemi pasur faktikisht kalimin ose urë më të thjesht, mirëpo vërshimet e çdo viti na kanë bërë që të mendojmë që aty na duhet një projektim pakë më afatgjatë dhe zgjidhje më afatgjate. Aty jemi duke bërë projektin që bënë pjesë në planin e aksionit sa i përket vërshimeve”, tha kryetarja Arifi.

Rruga Shipkovicë-Brodec filloi të ndërtohet tre vite më parë. Ndërsa projekti tjetër dhe i dëshiruar për banorët e këtyre fshatrave është projekti i rrugës Tetovë-Banjë-Brodec, projekt i cili ka filluar të punohet faza e parë dhe ky projekt do të shkurtonte gjysmën e rrugës së fshatrave Brodec,Veshall Bozovë nga kjo aktualja.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori