Studenti amerikan Otto Warmbier vdiq nga dëmtime të rënda në tru, duke sjellë për botën një vështrim të freskët ndaj tmerreve brutale të Koresë së Veriut.
Rrahjet, përdhunimet, uria dhe ekzekutimet publike janë një realitet i përditshëm për mijëra koreano veriorë, sipas dëshmive ndër vite.
Vdekja e studentit amerikan ka bërë që bota të kthejë sytë nga kampet brutale të torturave, nën regjimin e Kim Jong Un.
Studenti 22-vjeçar ndërroi jetë nga disa dëmtime misterioze që iu bënë trurit të tij, ndërkohë që ishte i burgosur në shtetin e izoluar të Koresë.
Dhuna barbare që u ushtrua mbi të riun i kushtoi atij jetën, vetëm 6 ditë pasi u lirua nga Koreja e Veriut.
Ai ishte kthyer te prindërit e tij në një gjendje kome, pas 17 muajsh paraburgim.
Thuhet se Warmbier kaloi një pjesë të asaj kohe në një nga kampet e burgut të Kim, ku mendohet të kenë vdekur mijëra qytetarë koreanë.
Doktorët e Warmbier në Ohio, SHBA, thanë se studenti kishte pësuar “humbje masive të indeve të trurit në të gjitha pjesët e tij”, si edhe mungesë oksigjeni për një periudhë të zgjatur.
Regjimi i izoluar i Koresë së Veriut besohet të ketë rreth 120.000 të burgosur politikë në kampet e tij të ashpra të punës.
Tregimet rreth torturave çnjerëzore bëjnë të mundur të kuptohet më shumë për fatin e të riut amerikan.
Të arratisurit thonë se rrahjet dhe goditjet ishin aq të forta sa pjesa tjetër e të burgosurve, nuk arrinin dot as të flinin nga zhurmat.
Megjithatë, mjekët që ekzaminuan studentin thanë se nga skanimet e shumta që i janë bërë trurit të tij, nuk kanë zbuluar asnjë gjurmë të eshtrave të thyera, përfshirë edhe kafkën e tij. Ata gjithashtu nuk gjetën asnjë dëmtim të indit të qafës që mund të provonte se ai ishte shtrënguar në fyt.
Një grua e intervistuar nga OKB, e cila ishte burgosur për shkak të praktimit të besimit të saj, tregoi për një dhomë torturash ku ndodhej një rezervuar uji, ku të burgosurit mund të zhyteshin për të stimuluar mbytjen.
“Ajo tregonte se ishte zhytur e tëra në ujë të ftohtë dhe kishte ndenjur ashtu për orë të tëra”, shkruan në një raport të sajin OKB.
“Vetëm nëse qëndronte në majat e gishtave hunda e saj mund që të dilte mbi nivelin e ujit. Ajo mezi merrte frymë. Ishte e mbërthyer nga paniku, nga frika se mund të mbytej”.
A mundet që kjo dëshmi të shpjegojë mungesën e oksigjenit që dëmtoi kaq rëndë trurin e Warmbier?
Ndoshta, por mjekët thanë që nuk kanë gjetur ndonjë element që vërteton se është ky rasti, përcjell tvklan.al.
Janë zbuluar edhe metoda të tjera të torturave.
Sipas raportit të OKB, përcjell tvklan.al, “viktimat futeshin në një kafaz për disa orë në mënyrë që qarkullimi i gjakut të ndalonte dhe pjesët e tjera të trupit të enjteshin”.
“Lëkura e viktimës kthehej në një ngjyrë kafe ndryshku dhe pasi lirohej nga kafazi, gjymtyrët papritur ktheheshin në normalitet, gjë që u shkaktonte atyre një dhimbje të tmerrshme”.
Në vitin 2013, Merrill E. Newman, një ish-oficer ushtarak amerikan, 85 – vjeç, i cili shërbeu në Luftën e Koresë, u akuzua për krime lufte dhe u mbajt nga Koreja e Veriut për 42 ditë.
Shumicën e asaj kohe, ai e kaloi në një hotel në kryeqytetin e Koresë, ku zyrtarë të konsullatës suedeze, të cilët mund ta takonin thanë se kishin mundësi të kujdeseshin për të madje dhe të siguronin kujdesin mjekësor të nevojshëm për gjendjen në të cilën ndodhej zemra e tij.
Në rastin e Warmbier, sipas rrëfimit zyrtar nga kryeqyteti korean Penian, studenti u prek nga botulizmi pak pasi u dënua pranverën e kaluar, në një gjyq ku ai ishte dyshuar se kishte vjedhur një poster të propagandës në hotelin ku po qëndronte.
Koreanët e Veriut pretendojnë se një pilulë gjumi bëri që Warmbier të binte në koma nga e cila nuk u zgjua kurrë.
Pretendimi i habitshëm është pothuajse me siguri i rremë – mjekët nuk gjetën prova të botulizmit dhe një pilulë gjumi nuk do të ishte shkaktare e asaj sëmundje të rrallë, e cila mund të trajtohet me një antitoksinë.
Shkaku i vërtetë i vdekjes tragjike të Warmbier nuk mund të mësohet kurrë, por brutaliteti i regjimit që është përgjegjës për vdekjen e tij mbetet i qartë.
Warmbier udhëtoi drejt Koresë së Veriut për një turne pesë ditor për Vitin e Ri, të organizuar nga Young Pioneer Tours. Dhjetë shtetas të tjerë amerikanë ishin në grupin e tij të turneut. Gjatë qëndrimit në një hotel në Penian, Warmbier thuhet se vodhi një shenjë propagandistike nga një kat i stafit të hotelit. Në poster shkruhej: “Ne ecim përpara me patriotizmin e Kim Jong-il!”. Dëmtimi i sendeve të tilla me emrin ose imazhin e një udhëheqësi të Koresë së Veriut konsiderohet si një krim i rëndë nga qeveria.
https://www.youtube.com/watch?v=m-euJg-irlc
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni
Shefi i NATO-s drejt Turqisë - çfarë do të diskutojë ai me Erdoganin?
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj