Në fshatin Gurbardh, ka filluar asfaltimi i rrugëve brenda lagjeve të fshatit. Asfaltimi i rrugëve bëhet në kuadër të investimeve në infrastrukturën rrugore në fshatrat e Komunës së Malishevës. Asfaltimin e këtyre rrugëve e ka parë nga afër edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, bashkë me drejtorin e urbanizmit Ahmet Morina dhe atë të administratës, Hajrullah Mazreku.
“Ne si qeveri komunale, po punojmë në rregullimin e infrastrukturës në përgjithësi, dhe në Komunën e Malishevës të gjitha rrugët kryesore janë të ndërtuara dhe asfaltuara. E mira e gjithë kësaj është se ne tani, po rregullojmë infrastrukturën brenda lagjeve në fshatrat e Malishevës. Qëllim i yni është krijimi i kushteve sa më të mira për qytetarët e Komunës së Malishevës, e në këtë rast edhe lëvizjen sa më të lehtë për qytetarët, pasi kjo sot është nevojë e kohës. Unë ju përgëzoj juve për këtë rrugë dhe ju garantoj se këto investime nuk do të ndalen, derisa infrastruktura të rregullohet, jo vetëm në qytet, por edhe në të gjitha vendbanimet”, tha Begaj, gjatë vizitës së tij në Gurbardh.
Drejtori i Urbanizmit, Ahmet Morina, ka bërë të ditur se aktualisht, në Gurbardh, janë duke u asfaltuar 700 metra rrugë, në brendi të lagjeve dhe këto mundësohen nga buxheti komunal i Malishevës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Vlerat ushqyese të qumështit
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak