Kandidati për kryeministër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, thotë se mbetja e LDK-së në opozitë nuk është opsion.
Sipas Kurtit, nëse partia e Isa Mustafës vendos që të mos bashkëpunojë me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e qeverisë, kjo do të nënkuptonte mosvullnetin e LDK-së për të rrëzuar siç shprehet Kurti, klanin ‘Pronto’.
Kurti ka theksuar se Lidhja Demokratike nuk duhet ta konsiderojë Lëvizjen Vetëvendosje po aq të largët sa PDK-në, duke rikujtuar kështu bashkëpunimin që kishte krijuar VLAN-i në zgjedhjet e kaluara.
Kandidati për kryeministër ndër te tjerash i ka tërhequr vërejtjen LDK-së se në rast se qëndron në opozitë, kjo parti u krijon deputetëve të saj mundësinë për të përkrahur koalicionin PAN për formimin e Qeverisë.
Postimi i Kurtit në Facebook:
Shansi i ri
Pas dy mandateve si opozitë në Kuvend dhe pas mandatit të parë të qeverisjes së drejtë e të mirë në kryeqytet, Lëvizja VETËVENDOSJE! (LV) është e gatshme të qeverisë me vendin.
Përveç dijes e guximit, programit e kreativitetit, tash e kemi edhe përvojën.
Natyrisht, nuk e kemi përvojën e gjatë si të partive të tjera, mirëpo kjo është përparësi për neve meqenëse qytetarët përgjithësisht kanë përvojë të hidhur me qeverisjet e pasluftës.
Dhe, ishin pikërisht qytetarët ata që me 11 qershor i ndëshkuan ‘partitë me përvojë’ duke e dyfishuar VETËVENDOSJE!-n dhe duke na ngritur në partinë e parë e duke na rritur në partinë më të madhe në Kosovë.
Fundja, dihet se përvoja nuk ka vlerë në vetvete – ajo ka përmbajtje, të mirë ose të keqe.
Që Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) të mbetet në opozitë, ky nuk është opcion. Mbetja në opozitë e LDK-së dhe mosbashkëpunimi me LV-në, do të thotë thjesht se LDK-ja po heq dorë nga synimi për largimin e Klanit Pronto nga pushteti, e kjo dorëheqje nuk i duhet as vendit e as popullit.
Kur ndokush nga zyrtarët e lartë të LDK-së thotë se duan të jenë në opozitë, ata kësisoj vetëm sa inkurajojnë disa deputetë të koalicionit të saj (të cilëve ndoshta fort vështirë u qëndrohet në opozitë) që të shkojnë te PAN-i.
Nuk mendoj se ky është qëllimi i tyre por e këtillë është pasoja.
Njëkohësisht, nuk është korrekte që LDK ta konsiderojë veten po aq larg nga LV-ja sa nga PDK-ja, nëse beson atë që e thotë vetë, pra se shteti i Kosovës vazhdon të jetë shtet i kapur.
Le të mos harrojmë që pas zgjedhjeve të 8 qershorit 2014 ne si LV nuk ishim të kënaqur me vendin e tretë, megjithatë u bashkuam në front me koalicionin e atëhershëm LAN kundër regjimit të PDK-së dhe për ndryshimin e kursit të shtetit.
Prandaj edhe sot, koalicioni i LDK-së me AKR-në, Alternativën dhe Lëvizjen për Drejtësi le të mos jenë shumë të zhgënjyer me vendin e tretë, por t’i kthehen përpjekjes për t’i dhënë fund Klanit Pronto.
Duket se edhe në elektoratin e LDK-së ka ndodhur një zgjim: vota e tyre e theksuar për kandidatët që janë shquar me qëndrime kundër Klanit Pronto e ka dhënë porosinë e qartë se si LDK-ja duhet të përcaktohet dhe ia ka vizatuar asaj rrugën që duhet ta ndjekë.
Qytetarët e Kosovës kanë halle e nevoja enorme, të drejta të shkelura shpesh e kudo dhe perspektivë të munguar për shumicën dërrmuese.
Me 11 qershor 2017 ata na e kanë dhënë edhe një shans për ta nxjerrë Kosovën nga kriza e për t’ia dhënë të mbarën Republikës.
Kosova është zgjuar e qytetarët janë bashkuar. Ata janë në këmbë për ndryshime progresive. Kush do të dëshironte ta humbasim edhe një shans tjetër? Kush do të gëzohej ta shpërfillim edhe këtë mundësi shtesë?(sic) /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City