LAJMI I FUNDIT:

Njoftimi i NASA-s, zbulohen 219 planetë të tjerë

Njoftimi i NASA-s, zbulohen 219 planetë të tjerë

NASA njoftoi zbulimin e 219 planetëve të tjerë të mundshëm jashtë sistemit tone diellor, 10 prej të cilëve me përmasat e Tokës dhe të pozicionuar në zonën e banueshme, domethënë në distancën e duhur nga ylli mëmë për të pasur ujë të lëngshëm në sipërfaqe.

Me të dhënat e reja të grumbulluara nga teleskopi hapsinor “Kepler”, numri i “botëve të mundshme aliene” shkon në 4034, ku 2335 janë konfirmuar si planetë e mbi 30 janë të mëdhenj sa Toka.

Sipas Suasan Thomson, shkencëtare e NASA-s, katalogu përfaqëson pikën e nisjes për t’iu përgjigjur një prej pyetjeve më interesante të astronomisë; Sa janë planetët e ngjashëm me Tokën në galaksinë tonë?


Gjithashtu falë të dhënave të grumbulluara nga “Kepler” është bërë e mundur matja e sakte e mijëra planetëve duke zbuluar dy tipologji kryesore mes atyre më të vegjëlve; ata me përbërje shkëmbore me madhësinë e Tokës, e ata që përbehen nga gazi me përmasa më të vogla se Neptuni, transmeton tch.

Zbulimi i këtyre dy tipologjive është i rëndësishëm për kërkimet në gjetjen e formave të jetës, pasi tregon se gati gjysma e planetëve të njohur të galaksisë nuk kanë sipërfaqe, ose e fshehin atë pas një atmosfere shkatërruese, domethënë jo të përshtatshme për jetën.

Në trend Botë

Më shumë
Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Amerika
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Evropa
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Evropa
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
Australia 'lufton' me përmbytje masive - publikohen pamjet kur shiu intensiv dhe erërat e fuqishme godasin vendin

Australia 'lufton' me përmbytje masive - publikohen pamjet kur shiu intensiv dhe erërat e fuqishme godasin vendin

Botë
Një nënë dhe fëmija i saj, në mesin e shtatë personave që humbën jetën në rrëzimin e aeroplanit mjekësor në Filadelfia

Një nënë dhe fëmija i saj, në mesin e shtatë personave që humbën jetën në rrëzimin e aeroplanit mjekësor në Filadelfia

Amerika
Kalo në kategori