LAJMI I FUNDIT:

Gëzimi i Fjalës i shpall hajna të gjitha partitë tjera dhe i paralajmëron tri herë se kanë me vjellë

Gëzimi i Fjalës i shpall hajna të gjitha partitë tjera dhe i paralajmëron tri herë se kanë me vjellë

Kryetari i partisë Fjala që dështoi në zgjedhjet e 11 qershorit për të hyrë në Kuvend, vazhdon të akuzojë partitë tjera për vjedhje të votave.

Gëzim Kelmendi: 50 mijë vota ishin tonat, “ju” i bëtë të pavlefshme!?
Lexo po ashtu Gëzim Kelmendi: 50 mijë vota ishin tonat, “ju” i bëtë të pavlefshme!?

“Se sendi i vjedhur ka me iu mbet në fyt, krejt keni me i vjellë”, ka shkruar Gëzim Kelmendi në profilin e tij në Facebook.

Gëzimi i Fjalës: Pardje dha dorëheqje, dje s’ia pranuan, sot e kuptoi se ka gabuar kur e ka përmendur dorëheqjen – sepse ai nuk dorëzohet!
Lexo po ashtu Gëzimi i Fjalës: Pardje dha dorëheqje, dje s’ia pranuan, sot e kuptoi se ka gabuar kur e ka përmendur dorëheqjen – sepse ai nuk dorëzohet!

Postimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë.


“Hajnia ka me iu mbetë në fyt !

Ju koalicionet PAN, LAA dhe ju Vetëvendosje, sot në KQZ nuk paskeni mujt me ra në ujdi për votat.

Por dijeni se dëmin që na e bëtë në fillim kur vetit ua siguruat nga 3+3+2 komisioner në çdo vendvotim e neve asnjë, keni me vjellë.

Dhe votat që na i vodhët gjatë numërimit, edhe ato keni me i vjellë.

Se sendi i vjedhur ka me iu mbet në fyt, krejt keni me i vjellë.

Neve FJALËS na i vjedhët votat, por vullnetin kurrë nuk mundeni me na vjedhë.

Turp për juve” (sic.), ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/