LAJMI I FUNDIT:

Kjo është pasuria e Bardhyl Dautit (Foto)

Kjo është pasuria e Bardhyl Dautit (Foto)

Bardhyl Dauti është deputet i PDSH-së. Më herët ka qenë profesor ekonomie në Universitetin e Tetovës ndërsa si deputet i zgjodh në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor.

Ishte zgjedhje e besueshme e Menduh Thaçit, me të cilin edhe e bëjnë numrin e deputetëve në Kuvend, pasi PDSH ka dy deputetë. Dauti është nga Xhepçishti i Tetovës.


Telegrafi Maqedoni vazhdon me publikimin e lajmeve për pasurinë e zyrtarëve të partive politike, ata që janë zyrtare të paraqitur nga vetë ata por edhe ata për të cilat nuk janë zyrtare por do të kemi informacione të sakta.

Pra, kjo është pasuria e deputetit të PDSH-së, Bardhyl Dauti:
-Shtëpi prej 200 metër katrorë në Xhepçisht të Tetovës e ndërtuar në vitin 2005. Dauti për shtëpinë ka deklaruar se kushton 6.150.000 denarë, që me euro kushton: 100.000 euro. Për të njejtën nuk e ka deklaruar se ku janë marrë paratë, por ka shkruar se është pasuri nga prindërit.

-Tokë bujqësore në Xhepçisht, prej 5 mijë metër katrorë, me vlerë në denarë: 1.500.000 denarë ndërsa me euro: 24.390 euro. Për të njejtën nuk e ka deklaruar se ku janë marrë paratë, por ka shkruar se është pasuri nga prindërit.

-Vend afarist prej 180 metër katrorë në Xhepçisht me vlerë në denarë prej 5.000.000 denarë apo me euro: 81.300 euro. Për të njejtën nuk e ka deklaruar se ku janë marrë paratë, por ka shkruar se është pasuri nga prindërit.

-Livadhe prej 1500 metër katrorë në Xhepçisht me vlerë prej 9.000.000 denarë apo në kundërvlerë me euro: 146.341 euro. Për të njejtën nuk e ka deklaruar se ku janë marrë paratë, por ka shkruar se është pasuri nga prindërit.

-Veturë Mercedes A Class e vitit 2004 e blerë në vitin 2016 me vlerë prej 300.000 denarë apo me euro: 4878 euro. Kjo është pasuri të cilin ai e ka paraqitur si personale.

Dauti gjithashtu ka marrë kredi prej 657.648 denarë në vitin 2014 dhe të njejtin duhet ta shlyej për 10 vite, pra deri në vitin 2024. Nuk tregon se në cilën bankë është marrë. Në kundërvlerë me euro kredia e Dautit është 10.693 euro.

Dauti tani është deputet në Kuvendin e Maqedonisë me të ardhura mujore prej 1300 eurove si deputet, pa mos llogaritur këtu pjesmarrjen nëpër komisionet parlamentare dhe në udhëtimet zyrtare. /Telegrafi/

*Shtypni mbi mbi tabelë që të ju shfaqet e tëra!

Në trend Lajme

Më shumë
Pasdite të reshura shiu e stuhi, Aliu nga IHMK apel qytetarëve për kujdes të shtuar

Pasdite të reshura shiu e stuhi, Aliu nga IHMK apel qytetarëve për kujdes të shtuar

Lajme
Digjen disa vetura në bodrumin e një objekti në Prishtinë, disa persona marrin tretman mjekësor

Digjen disa vetura në bodrumin e një objekti në Prishtinë, disa persona marrin tretman mjekësor

Kronika e Zezë
Ligji për pagën minimale, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Qeverisë

Ligji për pagën minimale, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Qeverisë

Drejtësi
MPJD ia ndalon Petkoviqit hyrjen në Kosovë, thotë se përdori gjuhë provokuese e deklarata propaganduese

MPJD ia ndalon Petkoviqit hyrjen në Kosovë, thotë se përdori gjuhë provokuese e deklarata propaganduese

Elfije Boletini
Persona të moshuar, gra shtatzëna e fëmijë morën trajtim mjekësor pasi disa vetura u përfshinë nga zjarri në Prishtinë

Persona të moshuar, gra shtatzëna e fëmijë morën trajtim mjekësor pasi disa vetura u përfshinë nga zjarri në Prishtinë

Elfije Boletini
​Vendimi i Kushtetueses për Pagën Minimale, veteranët paralajmërojnë protesta kundër Qeverisë

​Vendimi i Kushtetueses për Pagën Minimale, veteranët paralajmërojnë protesta kundër Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori