LAJMI I FUNDIT:

Zjarret në Portugali, shkon në 57 numri i viktimave

Zjarret në Portugali, shkon në 57 numri i viktimave
Firefighters work to put out a forest fire near Bouca, in central Portugal, June 18, 2017. REUTERS/Rafael Marchante TPX IMAGES OF THE DAY

Një valë katastrofike zjarresh në Portugali u ka marrë jetën të paktën 57 personave, sipas asaj që njoftojnë zyrtarë të vendit. Shumica e tyre kanë humbur jetën në përpjekje për t’u larguar nga zona “Pedrogao Grande”, 50 km në juglindje të Coimbrës, edhe brenda automjeteve të tyre sipas burimeve qeveritare.

Mes 59 personave të tjerë të plagosur janë edhe disa zjarrfikës.

“Fatkeqësisht, kjo duket të jetë tragjedia më e madhe që kemi parë në vitet e fundit, sa u përket vatrave të zjarrit nëpër pyje”, tha kryeministri Antonio Costa, i cili paralajmëroi se numri i viktimave mund të rritet edhe më tej.


Sekretari i Shtetit për Çështjet e Brendshme, Jorge Gomes tha se 3 persona vdiqën nga asfiksimi, ndërsa 18 të tjerë teksa udhëtonin me 4 automjete në rrugën që lidh Figueiro dos Vinhos dhe Castanheira de Pera.

Media në Portugali thotë se vatra e zjarrit nuk është vënë ende nën kontroll, pavarësisht se janë rreth 600 zjarrfikës që po punojnë për shuarjen e flakëve. Mes 59 të plagosurve është edhe një vajzë 8-vjeçare me djegie, e gjetur teksa endej e vetme pranë zjarreve.

Ndërkohë, rrjeti televiziv kombëtar “RTP” thotë se 6 zjarrfikës janë në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. “Correio do Manha” njofton se në një pjesë të mirë të zonës së prekur nga zjarret nuk është ndërhyrë ende prej autoriteteve, gjë që nënkupton se numri i viktimave mund të rritet ende.

Rreth 60 mjete për fikjen e zjarreve nëpër pyje janë shpërndarë nga mbarë vendi, ndërsa afro 1.700 zjarrfikës në total po luftojnë kundër flakëve, të cilat sipas Gomes, në “Pedrogao Grande” janë përhapur me “shpejtësi të dhunshme”.

Edhe Spanja ka ndihmuar me dy avionë ujëhedhës për të shuar flakët. Ende nuk dihen shkaqet, por dyshohet se vetëtimat mund të jenë një prej shkaqeve. Costa shtoi se stuhitë e thata mund të jenë një nga shkaqet e mundshme. Portugalia ka përjetuar një valë të nxehti me temperatura deri në 40 gradë Celcius në disa zona.

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Kalo në kategori