LAJMI I FUNDIT:

Regjistrohen dy tërmete këtë mëngjes në Maqedoninë jugperëndimore

Regjistrohen dy tërmete këtë mëngjes në Maqedoninë jugperëndimore

Dy tërmete me intenzitet mesatar këtë mëngjes kanë dridhur një pjesë të Maqedonisë jugperëndimore, gjegjësisht rajonin qendror të Ohrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tërmeti dridh edhe një herë Maqedoninë
Lexo po ashtu Tërmeti dridh edhe një herë Maqedoninë

Tërmeti i parë është ndjerë në orën 02:01, ndërsa i dyti me intenzitet më të ulët në orët tetë të mëngjesit.

Sipas të dhënave të rrjetit seizmologjik në Fakultetin Matematiko-Natyror në Shkup, epiqendra e dy tërmeteve ka qenë në rajonin mes Ohrit dhe Resnjës.


Për momentin nuk janë paraqitur dëme materiale./Telegrafi/