LAJMI I FUNDIT:

SHUPLAKAT E DUARVE JU DJERSITEN SË TEPËRMI? Me këto këshilla të dobishme, do ta zgjidhni përgjithmonë këtë problem!

SHUPLAKAT E DUARVE JU DJERSITEN SË TEPËRMI? Me këto këshilla të dobishme, do ta zgjidhni përgjithmonë këtë problem!

Djersitja e duarve, shuplakave – është dukuri e shpeshtë dhe shumë e pakëndshme.

Kremrat nuk ndihmojnë, nga ato duart bëhen të ngjitshme, por situata bëhet edhe më e pakëndshme gjatë përshëndetjeve me dorë, transmeton Telegrafi.

Nuk jeni të detyruar të shmangni përshëndetjen me dorë, as duart t’i mbani në xhepa, vetëm ndiqni këto këshilla të dobishme.


1. Në 200 mililitra ujë të vluar qitni dy lugë supe sherbelë, mbuloni me kapak dhe lëreni të qëndrojë 15 deri në 20 minuta, pastaj kullojeni mirë. Lëngun e përftuar qiteni në një shishe dhe përdoreni sipas nevojës.

2. Vloni tri litra ujë, në ujin e vluar qiteni një grusht fletë brushtulli (Hederahelix). Lëreni të ftohet në temperaturë dhome. Para se të shkoni të flini gjumë, me këtë çaj lani duart.

3. Merrni lëngun e gjysmë limoni dhe përzieni me 50 mililitra vaj bademi dhe me po aq çaj nga lëvorja e bungut. Sa më shpesh pas larjes së duarve lagni shuplakat me këtë tretje.

4. Përzieni bebi-pudrën me miellin e misrit të bluar imët dhe herë pas here qiteni në shuplaka.

5. Me gjysmë patateje bëni masazh të butë shuplakave para se të shkoni të flini gjumë. Ky “masazh” eliminon edhe aromat e pakëndshme nga duart. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori