Drejtorët e drejtorive që janë nën ombrellën e Qeverisë dhe ministrive ende as nuk janë hapur nga grupet e punës të partive politike, thonë burime brenda LR-PDSH-së për televizionin Shenja. Andaj çdo informatë që këto ditë ka qarkulluar nëpër portale dhe media të tjera për drejtoritë që ju kanë takuar partive shqiptare hidhet si e pavërtetë.
Kështu ndarja e drejtorive që do t’i takojnë BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët, sipas këtyre të fundit nuk pritet të precizohet gjatë kësaj jave dhe kjo temë ngelet për tu biseduar javën e ardhëshme.
E vetmja temë që mund të zgjidhet këtë fundjavë sipas burimeve të tjera brenda Qeverisë, është shkarkimi i drejtorëve të drejtorisë për siguri dhe kundër zbulim dhe byrosë për siguri publike, Vlladimir Atanasovski i cili erdhi në vend të Sasho Mijallkovit dhe Mitko Çavkov. Ky i fundit ka kërkuar që të pensionohet ndërsa një komision i ngritur në MPB e akuzon atë si fajtorë që ka lejuar dhunën në Kuvend më 27 prill.
Shkarkimi i tyre u hap për debat në mbledhjen e fundit të Qeverisë, por siç njoftoi dje edhe kryeministri Zoran Zaev, ende janë duke u zhvilluar konsultime për zëvendësuesit e tyre. Zaev tha se insiston që në këto drejtori të zgjidhen të punësuar të brendshëm, profesionist dhe jo funksionar partiak.
Në mbledhjen e ardhëshme të Qeverisë, bashkë me dy drejtorët pritet që ekzekutivi tu jep dritë jeshile edhe sekretarëve shtetëror për të cilët dje është arritur marrëveshje përfundimtare mes partive. BDI në këtë eshalon ka fituar një zëvendës sekretar të Qeverisë dhe katër sekretar shtetëror edhe atë: Sekretariatin për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve, Sekretar shtetëror në Ministrinë e shoqërisë informative dhe administratë, Sekretar shtetëror në Ministrinë e kulturës dhe Sekretar shtetëror në Ministrinë e bujqësisë.
Ndërkaq Aleanca për shqiptarët sipas burimeve jozyrtare do të merr një zëvendës sekretar të Qeverisë, si dhe sekretar shtetëror në Ministrinë e drejtësisë. Partitë ende nuk kanë publikuar zyrtarisht emrat e funksionarëve që do të bartin postin e sekretarëve shtetëror në ministritë përkatëse.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës