LAJMI I FUNDIT:

Duraku-Reka: Maqedonia dhe Shqipëria kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e ambientit jetësor

Duraku-Reka: Maqedonia dhe Shqipëria kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e ambientit jetësor

Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraku, sot priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në vendin tonë, Fatos Reka. Në këtë takim të parë, ministri Duraku dhe ambasadori Reka vlerësuan se bashkëpunimi në mes dy vendeve në fushën e mjedisit jetësor është i shkëlqyer dhe se ky bashkëpunim duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri Duraku në takim ka theksuar se Maqedonia dhe Shqipëria kanë nënshkruar disa marrëveshje bilaterale në fushën e ambientit jetësor që është dëshmi për bashkëpunimin e ndërsjellë.

Sipas tij, me rëndësi të veçantë është avancimi i bashkëpunimit bilateral në pjesën e menaxhimit të ujit në mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë.


Ambasadori Reka uroi ministrin Duraku për zgjedhjen e tij në krye të ministrisë së Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe njëherit shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes dy vendeve dhe njëkohësisht potencoi se është i nevojshëm intensifikimi i bashkëpunimit në realizimin e projekteve të përbashkëta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori