LAJMI I FUNDIT:

Projekt më se i nevojshëm i KEDS-it në Greqinë të Gjakovës

Projekt më se i nevojshëm i KEDS-it në Greqinë të Gjakovës

KEDS ka investuar këto ditë në një zonë të thellë të rajonit të Gjakovës, në fshatin Greqinë. Projekti investiv i KEDS-it në këtë rajon ka ardhur si nevojë e vlerësuar nga kjo kompani, meqë ky fshat dhe ky rajon kishte ndër vite probleme me tension si pasojë e rrjetit të vjetruar.

Banorët thonë që probleme energjetike të theksuar ka pasur në lagjen Sejdaj të këtij fshati. “Trafostacioni i ri me fuqi 160 kvA, 2 mijë metra largpërçues (rrjet të tensionit të lartë), 3 mijë e 500 metra rrjet të tensionit të ultë, 36 shtylla të reja betoni, janë vetëm disa nga investimet që tashmë kanë arritur në Greqinë në kuadër të projektit investiv të KEDS-it për këtë zonë” thonë në KEDS.

Punimet nga ana e KEDS-it për këtë rajon nuk do të ndalen me kaq. Shpesh herë në të kaluarën ky rajon përpos tensionit jo stabil ka mbetur edhe pa furnizim me energji. Kjo për shkak të rrjetit ekzistues shumë të dëmtuar dhe prishjeve në këtë rrjet.


Banorët shpresojnë shumë se problemet me energji tashmë do ti takojnë të shkuarës.

Zani Sejdaj banor i kësaj ane, thotë se pa investimin e KEDS-it as investimet tjera nuk kishin kuptim.

“Kur ke problem me rrymën që është diçka elementare kudo, s’ mund të bëhet fjalë për ndonjë investim jetese askund. Tani do të shohim rezultatet”, shprehet ai.

Përfitues nga investimet e KEDS-it në Greqinë janë mbi 50 ekonomi familjare. Në trafostacionin e ri do të kyçen 26 konsumatorë, gjithashtu edhe 49 të tjerë do të përfitojnë nga ndërtimi i tij.

Projektet investive nga KEDS, gjatë dy viteve të fundit janë lëvdëruar edhe nga kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila.

“Vlerësimet për bashkëpunimin e komunës së Gjakovës me KEDS-in, janë tejet pozitive. Kjo për faktin se kjo kompani gjatë vitit 2015, 2016 dhe fillim vitit 2017 ka arritur të krijojë një sërë investimesh të cilat kanë ndikuar në përmasimin dhe stabilizimin e energjisë elektrike”, ka thënë muaj më parë Lila. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori