LAJMI I FUNDIT:

KMDLNj: Pagesa e faturave për veriun shkelje e të drejtave të njeriut

KMDLNj: Pagesa e faturave për veriun shkelje e të drejtave të njeriut

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj detyrimit që iu bëhet shqiptarëve dhe komuniteteve tjera t’i paguajnë faturat për rrymën e shpenzuar nga serbët në veri dhe lokalitetet tjera në Kosovë, duke thirrur autoritetet përkatëse të bëjnë hetime për këto shpërdorime dhe të merren masa në përputhje me ligjin sikur që të merren masa për kompensimin e dëmit që u është shkaktuar konsumatorëve që janë detyruar t’i paguajnë faturat e fryra dhe të falsifikuara për rrymën që nuk e kanë shpenzuar .

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë, nëpërmjet një komunikate thotë se në vazhdimësi ka reaguar në mbrojtje të drejtave të shpenzuesve të energjisë elektrike që janë dëmtuar, qoftë me fryrjen e faturave, llogaritjes së tarifave, të moskompenzimit të dëmeve që i janë shkaktuar amvisërisë dhe bizneseve deri te rastet më tragjike që kanë përfunduar me fatalitet, si pasojë e djegies së shtëpive për shkak të rrymës.


“KMDLNj ka qenë sidomos i shqetësuar për faktin se shpenzuesit e rrymës shqiptarë, boshnjakë, turq dhe të komuniteteve tjera të përkatësisë joserbe kanë qenë të detyruar t’i paguajnë faturat për rrymën e shpenzuar për serbët në veri, që është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, shpërdorim i autoritetit dhe detyrës zyrtare, falsifikimi i faturave dhe përmbajtja e pavërtetë e faturave për shpenzime reale për qytetarët e Kosovës që janë detyruar të paguajnë për të tjerët, konsumatorë të papërgjegjshëm dhe të pandërgjegjshëm siç janë serbët e veriut të cilët nuk i kanë lejuar punëtorët e KEDS–it t’i lexojnë njehsorët shkaku se nuk e pranojnë autoritetin e KEDS – it dhe as të institucioneve kosovare. KMDLNj pati kërkuar nga ZRRE që t’i mbrojë konsumatorët duke kontrolluar çmimet e rrymës si dhe duke hetuar ankesat e shumta të konsumatorëve kurse tash po del se ZRRE ka qenë në anën e shpërdoruesve të faturave që diskriminonin paguesit e rregullt duke ua ngarkuar shpenzimet (faturat) e pa paguara të energjisë elektrike nga serbët e veriut të Kosovës. KEDS, në rast të tejkalimit të afatit për pagesë të rrymës në mënyrë të pamëshirshme ua ka ndërprerë rrymën qytetarëve joserbë të Kosovës përfshirë këtu kategoritë e cenueshme si pensionistët, kategoritë sociale si dhe pjesëtarëve të komunitetit romë, ashkali dhe egjiptas që nuk kanë pasur mundësi t’i paguajnë faturat për rrymën e shpenzuar. Zbatimi i standardeve të dyfishta në trajtimin e konsumatorëve për të njëjtat shërbime është diskriminim që është i dënueshëm , si nga aspekti i të drejtave të njeriut ashtu edhe nga aspekti ligjor”, thuhet në komunikatë.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut thërret autoritetet përkatëse të bëjnë hetime për këto shpërdorime dhe ndaj tyre të merren masa në përputhje me ligjin sikur që të merren masa për kompensimin e dëmit që u është shkaktuar konsumatorëve që janë detyruar t’i paguajnë faturat e fryra dhe të falsifikuara për rrymën që nuk e kanë shpenzuar .

Faturimi i falsifikuar për energjinë, sipas KMDLNj-së, nuk është shpenzuar realisht paraqet shkelje të Kushtetutës së Kosovës dhe 5 ligjeve si dhe Neni 1 i Protokollit të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Botë
Kalo në kategori