LAJMI I FUNDIT:

Zëvendësministrja milionere

Zëvendësministrja milionere

Ish-zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Gashi-Zogaj në formularin e deklarimit të pasurisë, të cilin e ka bërë publik Agjencia e Kosovës Kundër Korrupsionit, ka deklaruar pasurinë e paluajtshme prej 1 milion e 470 mijë e 607 euro.

Kandidatja për deputete në Kuvendin e Kosovës nga LDK-ja, ka deklaruar pasurinë e paluajtshme që kap vlerën prej 1 milionë e 440 mijë euro.

Gashi-Zogaj ka deklaruar shtëpinë dhe banesën e përbashkët, trashëgimi nga vjehrritë e saj, në vlerë prej 1 milion e 100 mijë euro. Nga kjo vlerë, ajo ka deklaruar shtëpinë në vlerë prej 1 milion euro, që është e përbashkët.


Ajo ka deklaruar një lokal 100 mijë euro, që është trashëgim po ashtu nga vjehrritë, si dhe një lokal trashëgim nga babai i saj në vlerë 100 mijë euro.

Sipas këtij deklarimi, siç njofton KosovaPress ajo ka nën pronësi tokë prej 140 mijë euro.

Po ashtu, Gashi-Zogaj ka deklaruar para të gatshme në llogari të fëmijëve 4 mijë e 700 euro, si dhe ka deklaruar 25 mijë e 907 euro para të gatshme në llogarinë rrjedhëse të bashkëshortit.

Ndërkaq, Gashi-Zogaj, siç raporton KosovaPress nuk ka deklaruar të hyrat vjetore si zv. ministre e Zhvillimit Ekonomik që ishte.

Në vitin 2016, ajo kishte deklaruar pasuri të paluajtshme prej 1 milionë e 480 mijë e 729 euro, por që vitin e kaluar ajo kishte përfshirë në deklarimin e pasurisë së saj edhe të hyrat dhe mëditjet si zëvendësministre e Zhvillimit Ekonomik në vlerë prej 13 mijë e 548 euro. /Telegrafi/

Formularin e pasurisë së Besa Gashi-Zogaj mund ta gjeni KETU

Në trend Lajme

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Osmani në Forumin e Sigurisë: Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj interesave strategjike të SHBA-së

Osmani në Forumin e Sigurisë: Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj interesave strategjike të SHBA-së

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori