LAJMI I FUNDIT:

Kryeprokurori i Shtetit vlerëson bashkëpunimin ndërinstitucional në ditën e zgjedhjeve

Kryeprokurori i Shtetit vlerëson bashkëpunimin ndërinstitucional në ditën e zgjedhjeve

Kryeprokurori i Shtetit me rastin e përfundimit të procesit zgjedhor të 11 qershorit 2017, falënderon prokurorët e angazhuar dhe stafin mbështetës për zbatimin me sukses të planit të veprimit të sistemit prokurorial për punën e palodhshme për parandalimin dhe hetimin e veprave penale kundër të drejtave të votimit.

Prokurori i Shtetit gjithashtu falënderon Policinë e Kosovës për koordinimin dhe bashkëpunimin e ngushtë për realizimin e planit të veprimit dhe memorandumit të bashkëpunimit për parandalimin e shkeljeve ligjore, duke përfshirë hetimin dhe ndjekjen e të gjitha veprave penale kundër të drejtave të votimit.

Prokurori i Shtetit falënderon të gjitha institucionet, shoqërinë civile, mediat, OJQ-të dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët  kanë bashkëpunuar dhe kanë ndihmuar Prokurorin e Shtetit në realizimin e qëllimit të tij për “Mbrojtjen e votës”.


“Prokurori i Shtetit në një rekapitullim të punëve të bëra në ditën e zgjedhjeve, njofton opinionin publikë që duke u bazuar në kompetencat ligjore ka vepruar në të gjitha rastet e paraqitura si të dyshuara për pengimin e të drejtave të votimit dhe ato raste i ka trajtuar me prioritet. Me qëllim të marrjes së masave ligjore për të gjithë ata që në ditën e zgjedhjeve kanë vepruar kundër të drejtës së votimit, Prokurori i Shtetit duke u bazuar në procedurat ligjore menjëherë ka vepruar dhe si rezultat ka ngritur aktakuza ku dhe ka pasur  një vendim gjyqësorë”, thuhet në njoftim.

Për fund, Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik që do të vazhdojë me procedurat hetimore për të gjitha rastet e tjera që janë në procedurë penale dhe të cilat do të trajtohen me prioritet.

Në trend Lajme

Më shumë
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Kalo në kategori