LAJMI I FUNDIT:

Janeva: Brenda afatit të paraparë me ligj do të ngrejmë akuza për hetimet e përfunduara

Janeva: Brenda afatit të paraparë me ligj do të ngrejmë akuza për hetimet e përfunduara

“Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-shefi i kabinetit të tij Martin Protugjer, ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë Kiril Bozhinovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, në të gjitha mënyrat e mundshme refuzojnë t’i marrin ftesat për marrje në pyetje nga PSP”. Këtë për Makfaks e tha prokurorja speciale Kativa Janeva, e cila tha se nuk do të tentojnë që me dhunë t’i marrin në pyetje ata, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Tre të parët janë ftuar të japin dëshmi rreth financimit të OBRM-PDUKM-së në rastin “Talir”, ndërsa Mijallkov për hetim tjera”, tha Janeva.

“Nuk do të bëjmë viktima nga ata katërt. Është edhe në interes të tyre të paraqiten në PSP dhe të japin dëshmi. Deri në skadimin e afatit të paraparë me ligj, ne do të ngrejmë padi për të gjitha procedurat për të cilat do t’i përfundojmë hetimet, në të cilat të dyshuar janë edhe ish-funksionarë të lartë”, deklaroi Janeva.


Ajo u shpreh e bindur se gjatë ditëve në vijim nuk do të hapen procedura të reha parahetimore, pasi siç tha, janë të angazhuar plotësisht në hetimet e kaluara dhe procedurat parahetimore që janë drejt finalizimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Drejtësi
Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Lajme
Rreziku nga objektet e vjetra: Kush është përgjegjës për parandalim dhe reagim?

Rreziku nga objektet e vjetra: Kush është përgjegjës për parandalim dhe reagim?

Lajme
Asnjëri kandidat për kryeministër nuk e ka nënshkruar letrën e zotimit për çështjet e personave me aftësi të kufizuara

Asnjëri kandidat për kryeministër nuk e ka nënshkruar letrën e zotimit për çështjet e personave me aftësi të kufizuara

Lajme
MKRS ushtron kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për projektin “Ishulli Urban”: Cenon 2.5 milionë euro buxhetin e shtetit

MKRS ushtron kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për projektin “Ishulli Urban”: Cenon 2.5 milionë euro buxhetin e shtetit

Drejtësi
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori