LAJMI I FUNDIT:

Doganat e Maqedonisë ndaluan tentim kontrabandimi të devizave, pjesëve motorike dhe duhan

Doganat e Maqedonisë ndaluan tentim kontrabandimi të devizave, pjesëve motorike dhe duhan

Drejtoria e Doganave njofton se gjatë javës së kaluar, shërbimet doganore kanë zbuluar tentime për kontrabandë të devizave, cigareve, duhanit, pjesëve për kamionë, traktorë dhe falsifikime tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Doganierët kapën 155.000 kruna daneze, 11.000 franga zvicerane dhe 1.400 euro, në dy raste të ndara në aeroportin e Shkupit. Gjatë kontroleve u kapën edhe 200 kg duhan në Bogorodicë, 40 boksa me cigare Marlboro, ëinston dhe Benson&Hedges.

Sa u përket pjesëve të automjeteve, u kapën 76 pjesë traktori, 54 pjesë kamioni, 61 çelësa për vetura. Në të gjitha këto raste, janë procedura kallëzime penale dhe për kundërvajtje./Telegrafi/