LAJMI I FUNDIT:

Prokurorët nuk e kundërshtojnë shkarkimin e Zvërlevskit, ata dhanë mendim pozitiv

Prokurorët nuk e kundërshtojnë shkarkimin e Zvërlevskit, ata dhanë mendim pozitiv

Këshilli i Prokurorëve Publik (KPP) i ka hapur rrugë shkarkimit të kryeprokurorit Marko Zvërlevski, bazuar në kërkesën e dorëzuar nga Qeveria, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këshilli ka dhënë mendim pozitiv për këtë propozim, kështu që mbetet që në Kuvend të dorëzohet mendimi i tyre.

Kuvendi duhet të caktojë datën e diskutimit për shkarkimin e tij dhe me 61 vota ta shkarkojë Zvërlevskin. Nëse vjen deri te shkarimi, atëherë detyrën e tij do ta kryej Xhelil Bajrami, zv. kryetar i parë i Zvërlevskit./Telegrafi/