LAJMI I FUNDIT:

Në ndërprerje një pjesë e rrugës Mavrovë-Dibër

Në ndërprerje një pjesë e rrugës Mavrovë-Dibër
Foto: Ilustrim

Komunikacioni në rrugën Mavrovë-Dibër, një pjesë e Urës së ‘Mullisit’ deri te fshati Kosovrasti i Poshtëm, sot pasdite, gjegjësisht prej orës 13:00 deri ora 17:00 do të jetë në ndërprerje në të dy drejtimet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërprerja e komunikacionit është për shkak të asfaltimit të paraljmëruar në atë pjesë të rrugës, kumtoi Qendra për njoftim e NP ‘Rrugët e Maqedonisë’. /Telegrafi/