LAJMI I FUNDIT:

Policia: Dy persona të ndaluar, situata e qetë

Policia: Dy persona të ndaluar, situata e qetë

Policia e Kosovës ka njoftuar se deri më tani gjendja e sigurisë sa i përket procesit zgjedhor është e qetë.

Në një prononcim për Telegrafin, zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani ka thënë se policia ka trajtuar deri më tani 15 informacione të ndryshme që kanë të bëjnë me ndonjë keqpërdormi të mundshëm të procesit zgjedhor.

“Deri pas orës 14:00 situata në aspektin e sigurisë vlerësohet e qetë dhe incidente madhore që në një mënyrë apo tjetër mund të ndikojnë në procesin zgjedhor. Policia ka trajtuar mbi 15 informacione të ndryshme, mirëpo të hapura deri tani janë 3 raste me 2 persona të ndaluar”, ka thënë Kelani.


Ndërkohë që nga ora 7:00 e mëngjesit në tërë territorin e Kosovës janë hapur qendrat e votimeve, ku deri në orën 15:00 kanë votuar 27% e qytetarëve./Telegrafi/