LAJMI I FUNDIT:

Stanislas Wawrinka dhe Rafael Nadal do ndeshjen në finalen e Roland Garros

Stanislas Wawrinka dhe Rafael Nadal do ndeshjen në finalen e Roland Garros

Stanislas Wawrinka dhe Rafael Nadal do të ndeshen sërish me njëri-tjetrin në finalen e një turneu “Grand Slam”, këtë radhë në Roland Garros.

Spanjolli, i cili synon titullin e 10 në këtë turne, do të kërkojë hakmarrjen ndaj zviceranit për humbjen në finalen e Australian Open të vitit 2014.


Nadal mundi në gjysmëfinale të riun Dominic Thiem me rezultatin 3-0. Nadal, i cili nëse fiton turneun do të jetë numri 2 i botës, kishte gjithnjë një marsh më shumë sesa austriaku, i cili nuk e kishte shkëlqimin e ndeshjes me Novak Djokovic. Thiem u duk mirë vetëm në fillimin e ndeshjes, teksa fitoi menjëherë një “game” me shërbimin e Nadalit, por 31-vjeçari iu kundërpërgjigj shumë shpejt duke marrë edhe frenat e lojës në dorë, për të mbyllur setet 6-3, 6-4 dhe 6-0.

Kjo e Roland Garros me Wawrinkën do të jetë finalja e 22 në turnetë Grand Slam për Nadal, i cili ndy  raste ka mundur ta fitojë turneun parizien pa humbur asnjë set: në vitin 2008 dhe në vitin 2010, transmeton Top Channel.

Ndërsa Wawrinka mundi në gjysmëfinale Andy Murray me rezultatin 3-2, duke marrë hakun për humbjen e pësuar nga britaniku vitin e kaluar. Ishte një ndeshje maratonë ajo Wawrinka-Murray, që u mbyll pas katër orë e 34 minutash lojë, me suksesin e zviceranit që bëhet tenisti më i vjetër në moshë që luan finalen e Roland Garros që pas Nikki Pilic, i cili në vitin 1973, në moshën 33-vjeçare luajti përballë Ilie Nastasse.

Murray mori kryesimin 2-1 në këtë ndeshje, teksa fitoi setin e parë dhe të tretë 7-6 dhe 7-5, ndërkohë që Wawrinka fitoi të dytin 6-3.

Në setin e katërt dhe të pestë ishte zvicerani ai që shkëlqeu, teksa i fitoi këto fraksione 7-6 dhe 6-1, për të siguruar finalen e tij të katërt “Grand Slam” në karrierë.

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori