LAJMI I FUNDIT:

FRODEM: Ka ardhur fundi i sundimit autoritar brenda OBRM-PDUKM-së

FRODEM: Ka ardhur fundi i sundimit autoritar brenda OBRM-PDUKM-së

Statuti jodemokratik brenda OBRM-PDUKM-së, ka krijuar kushte për sundim autoritar dhe pushtim total të sistemit politik, vlerëson FRODEM. Ata thonë se janë të gatshëm për bashkëpunim dhe reforma të përbashkëta për demokratizimin e OBRM-PDUKM-së dhe siç thonë, çlirim nga strukturat kriminale, njofton Telegrafi Maqedoni.

Fillojnë reformat e brendshme në OBRM-PDUKM
Lexo po ashtu Fillojnë reformat e brendshme në OBRM-PDUKM

“FRODEM qëndron në dispozicion për kthim të demkracisë brendapartiake, para se gjithas përmes kthimit të rregullave statutore të 1990 dhe për këtë arsye mbështesim çdo iniciativë e cila çon në reforma demokratike brendapartiake. FRODEM përshëndet iniciativën e Shtabit republikan për reforma në OBRM-PDUKM, kuptohet nëse nuk bëhet fjalë për ndonjë lojë të pandershme nga partia për tërheqjen e vëmendjes nga hetimet dhe parahetimet aktuale që bëhen nga institucionet kompetente”, thuhet në kumtesën e FRODEM./Telegrafi/

Njihuni me të fortët që i dalin ballë Gruevskit brenda partisë (Foto)
Lexo po ashtu Njihuni me të fortët që i dalin ballë Gruevskit brenda partisë (Foto)