LAJMI I FUNDIT:

Të darkosh në qiell (Foto)

Të darkosh në qiell (Foto)

Finesa e të ngrënit darkë në Bruksel po ngjitet në lartësi të reja, me të apasionuarit aventurierë pas ushqimit që kanë mundësinë të konsumojnë një vakt…mes reve.

Krijuar 11 vite më parë në Bruksel nga David Ghysels, “Darkë në qiell” është zgjeruar tashmë në rreth 60 vende në të gjithë botën.

Këtë vit në Bruksel, ai që në thelb është një restorant ndodhet përballë “Cinquantenaire”, një park publik me godina të ndërtuara nga mbreti Leopold i II, për të shënuar 50 vitet e Pavarësisë së Belgjikës.


Pasi kanë ardhur këtu, klientët, kuzhinierët dhe stafi i kuzhinës ngrihen në lartësinë e 40 metrave në qiell, nga një vinç.

Klientët janë të lidhur në karriget e tyre në tavolina të konceptuara për 21 persona dhe ngrihen lart, derisa mund të shohin të gjithë Brukselin. Pas arritjes në pikën më të lartë, ata shijojnë pjatat e krijuara nga shefat belgë, që përgatisin një vakt dreke dhe dy darka në ditë, transmeton tch.

Klientët, që paguajnë nga 285 euro secili për një vend në tryezën e ngrënies, janë entuziastë për gatimin dhe për pamjen unike të kryeqytetit belg.

Në trend Fun

Më shumë
Rastet më të çmendura të njerëzve të kapur në tradhti bashkëshortore

Rastet më të çmendura të njerëzve të kapur në tradhti bashkëshortore

Fun

"Rezervova pushimin e ëndrrave, por e kuptova se isha i vetmi mysafir në ishull", burri ndan eksperiencën drithëruese në rrjete sociale

Interesante
Disa modele të çuditshme të dizajneve që tregojnë se ka njerëz “që favorizojnë kaosin e pastër”

Disa modele të çuditshme të dizajneve që tregojnë se ka njerëz “që favorizojnë kaosin e pastër”

Fun
Dëgjoi tinguj të çuditshëm nga bagazhi i veturës, gruaja shokohet me atë çfarë pa kur e hapi

Dëgjoi tinguj të çuditshëm nga bagazhi i veturës, gruaja shokohet me atë çfarë pa kur e hapi

Interesante
Bëhet viral për udhëtimin në një nga vendet më

Bëhet viral për udhëtimin në një nga vendet më "misterioze" në Tokë - burri e poston atë në rrjete sociale

Interesante
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale
Kalo në kategori