Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave ka futur sot në shërbim edhe dhjetë vagonë të trenit për udhëtarë. Në një ceremoni të organizuar sot në ARH-së u tha se këta hapa inkurajojnë rritjen e numrit të udhëtarëve që udhëtojnë me tren.
Drejtori i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave Shkëlzen Qorri , tha se ky është një proces shumë i rëndësishëm dhe do të ketë ndikim në rritjen e numrit të udhëtarëve.
“Është për t’u vlerësuar që në bazë të regjistrit tonë tani kemi një dyfishim të vagonëve me autorizime ku deri tani kanë qenë 9 vagonë të autorizuar dhe nga sot e tutje kemi 10 vagonë të rinj të autorizuar gjithsej 19. Futja në shërbim e këtyre vagonëve të rinj shpresojmë dhe fuqishëm besojmë se do të jetë në shërbim të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që si formë transporti kanë zgjedh transportin hekurudhor duke u kujdesuar që vetë komoditeti dhe siguria e këtyre vetë vagonëve edhe një vlerë promovuese për vetë juve kompani Trainkos me qëllim të rritjes së numrit të udhëtarëve në të ardhmen”, tha Qorri.
Ndërsa drejtori i operimeve në Trainkos, Shiqeri Spahiu tha se ndihet mirë me hapat që kjo ndërmarrje po merr për shërbimet për qytetarët.
“Jemi shumë të lumtur që erdhi dita më në fund që në ndërmarrjen tonë gjegjësisht në këtë vend të Kosovës të shtohen kapacitetet transportuese për qytetarët e Republikës sonë, të cilët natyrisht dita – ditës dhe kohëve të fundit janë duke shfrytëzuar dhe aplikuar transportin masiv gjegjësisht transportin hekurudhor. Kapacitetet e deritanishme tona kanë plotësuar deri diku kushtet mirëpo më futjen në funksion të vagonëve të rinj të cilët me performancën e tyre ekonomike të cilat si në kushtet verore ashtu edhe dimërore ofrojnë shërbime dhe kapacitete më të mira ne besojmë si Trainkos do ta rrisim numrin e udhëtarëve” , tha Spahiu.
Kryesuesi i departamentit të sigurisë në ARh Afrim Mehmetaj ka falënderuar kompaninë Trainkos me rregullat dhe aplikacionet që aplikojnë ku është arritur që brenda një kohe të shkurtër t’i kenë këta vagonë.
“Besoj që këto autorizime ndikojnë në rritjen e efektshmërisë në transportin e udhëtarëve që kanë të bëjnë direkt në transport të udhëtarëve dhe gjithsesi kjo ndikon në rritjen e numrit të udhëtarëve pasi që komoditeti në vagonët e blerë është shumë më i lartë në krahasim me ata që kanë qenë më herët dhe gjithsesi që kjo ndikon edhe në rritjen e numrit të udhëtarëve të cilët e shfrytëzojnë transportin hekurudhor”, tha Mehmetaj.
Shpërndarja e autorizimeve për vagonët e rinj është bërë nga kryesuesi i Bordit të ARH-së , Arsim Berisha. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
PostCHAT ju pret!
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje