LAJMI I FUNDIT:

Pamje shokuese nga “shtëpitë arkivol” në të cilat jetojnë rreth 200 mijë njerëz (Foto)

Pamje shokuese nga “shtëpitë arkivol” në të cilat jetojnë rreth 200 mijë njerëz (Foto)

Ata janë akuzuar nga OKB-ja për “fyerje ndaj dinjitetit njerëzor”, por të ashtuquajturat ‘shtëpitë arkivole’ në të cilat ende jetojnë rreth 200,000 njerëz në Hong Kong.

Sipas Departamentit të Regjistrimit dhe Statistikës, këta njerëz janë të vendosur në rreth 88,000 apartamente të ndara, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Këto foto tronditëse, të cilat janë pjesë e një ekspozite të re nga Shoqata për Organizimin e Komunitetit, zbulojnë hapësirat jetësore – pamje dëshpëruese – ku tualetet janë shumë afër nga dhomat dhe dhomat janë të gjera sa një shtrat i vetëm.


Për shkak të pritjeve të gjata për strehimin publik dhe shpenzimet e qirasë së lartë, shumë njerëz të varfër në Hong Kong detyrohen thjesht të pranojnë hapësirat e vogla për jetesë. /Telegrafi/