LAJMI I FUNDIT:

Adelina Ismaili i propozoi e para Valit? Historia e dashurisë, siç nuk e keni ditur (Foto)

Adelina Ismaili i propozoi e para Valit? Historia e dashurisë, siç nuk e keni ditur (Foto)

Që nga momenti që la Kosovën për të jetuar në Zvicër me partnerin e saj, Adelina Ismaili i kishte disa ide të qarta në kokën e saj.

E dinte, e parashikonte, e ëndërronte se një ditë, ajo dhe Vali do të bëheshin prindër, ndaj kishte filluar të ndryshonte, të bëhej më pozitive dhe t’i linte mënjanë presionet mediatike.


Në një intervistë për Prive, 5 vjet më parë, Adelina ka zbuluar për herë të parë në publik historinë e dashurisë me Valin, me të cilin sapo ishte dashuruar.

Dhe, me menyrën si e tregon ajo takimin e parë me të, është lehtësisht e kuptueshme se e ardhmja do të ishte ashtu siç po e ëndërronte…

Çfarë tha Adelina 5 vjet më parë për lidhjen e dashurisë?

“Kjo fjala lidhje më ka tingëlluar poshtëruese, jam n’dashni…” – thotë ajo pas pyetjes së drejtpërdrejtë “a je në një lidhje?” “Jam në lidhje me Valin….” – vijon këngëtarja duke shtuar se marrëdhënia me të ka nisur fillimisht për punë: “Kam nisur fillimisht për punë. Unë kam insistuar që ai të jetë menaxheri im, sepse ai nuk ka punuar kurrë me shqiptarë, por ja që unë e kam aftësinë me i zbulu talentet.”

Dhe pasi janë bërë dy sahat, çifti janë dashuruar: “Kur janë bërë dy sahat, jam dashuruar, për të mos thënë pas një kohe të gjatë, u dashurova. Faktikisht, ka qenë e dyanshme.”

E dyanshme, por guximin e mori ajo e para. Jashtë natyrës së saj këtë herë, sepse, pavarësisht se nuk duket nga ekrani, në këtë drejtim, Adelina tregon se ka qenë gjithmonë e turpshme: “Por e kam thyer unë akullin. Faktikisht, jam shumë e turpshme, por këtë herë nuk e kam pasur problem, sepse e kam ditur që është njeriu më i mbyllur në planet në këtë aspekt.”

Megjithatë, nuk e fsheh frikën që ka ndier në fillim: “U frikësova mos kishim telepati apo mos më ka bërë diçka”, – thotë ajo me të qeshur, por më vonë kuptoi se Vali ishte njeriu për të cilin kishte pasur nevojë, ishte qetësia e saj.

Ishte koha kur këngëtarja po e ndjente nevojën “me pas atë që ka pasur mami im, po jetës nuk i dihet. Po e ndjej nevojën me e mbyll këtë showbiz, është diçka që duhet, për të marrë frymë lirshëm, për të jetuar lirshëm..”

Sot, 5 vjet më vonë, Adelina ka ato që ëndërronte të kishte 5 vjet më parë. Tani ka Uliksin, por më vonë mund të ketë edhe Adelinat e vogla dhe pas kësaj, edhe planet për rrëmujën në diskotekë nuk i ka lënë, përkundrazi po bëhet gati për këngën e re.

Në trend Magazina

Më shumë
Pak herë e ka përmendur në BBVA, por Egla Ceno dikur ka qenë pjesë e serialit të njohur italian,

Pak herë e ka përmendur në BBVA, por Egla Ceno dikur ka qenë pjesë e serialit të njohur italian, "100 Vitrinat"

Magazina

"Më shumë hapem me Borën sesa me Donaldin" – Reagon Bora Zemani pas fjalëve të Romeos

Magazina
Çun Lajçi: Në Pulmologji kur po vdisja nga Covidi, Sali Berisha po më ofronte transfer në Stamboll me shpenzimet e veta

Çun Lajçi: Në Pulmologji kur po vdisja nga Covidi, Sali Berisha po më ofronte transfer në Stamboll me shpenzimet e veta

Magazina
Adelina Ismaili emocionohet në emision, kur i ftuari i tregon se ia ka vënë vajzës emrin e saj

Adelina Ismaili emocionohet në emision, kur i ftuari i tregon se ia ka vënë vajzës emrin e saj

Magazina
Fansat e pyesin se pse i është hequr verifikimi në Twitter, Bebe Rexha: Askush nuk ma ka paguar faturën

Fansat e pyesin se pse i është hequr verifikimi në Twitter, Bebe Rexha: Askush nuk ma ka paguar faturën

Magazina
Këngëtares Taylor Swift i zbërthehet fustani në skenë - vihet në siklet para mijëra fansave në koncert

Këngëtares Taylor Swift i zbërthehet fustani në skenë - vihet në siklet para mijëra fansave në koncert

Magazina
Kalo në kategori