Njohësit e çështjeve juridike konsiderojnë se paralajmërimi për ardhjen e ekspertit gjerman Reinhard Priebe bashkë me një grup ekspertësh të Komisionit Evropian, duhet parë si angazhim serioz të Brukselit për t’i dhënë shtytje reformave në sistemin e drejtësisë.
Eurokomisioneri për Zgjerim Johannes Hahn, përmes faqes zyrtare të Komisionit Evropian, bën të ditur se Priebe i shoqëruar nga një grup ekspertësh së shpejti do të qëndrojë në Maqedoni për të detektuar mangësitë në zbatimin e reformave të cilat u apostrofuan në raportin e hartuar nga Priebe para dy vitesh.
“Si pjesë e gatishmërisë së Bashkimit Evropian për punë dhe përkrahje të Qeverisë së re në rrugën për reforma, unë sërish do të dërgojë një grup prej ekspertëve ligjorë të udhëhequr nga Reinhard Priebe, drejtor i Komisionit, që ta ndihmojnë dhe këshillojnë Qeverinë e re për sistemim të sundimit të ligjit”, theksohet në njoftimin e komisionarit Johannes Hahn.
Ky grup do të përfshijë të njëjtët ekspertë të cilët si ekip përgatitën rekomandimet në lidhje me përgjimet e publikuara në vitin 2015, të cilat kërkesa u inkorporuan edhe në marrëveshjen mes partive politike të njohur si Marrëveshja e Përzhinës.
Besa Kadriu nga Fakulteti i Shkencave Politike në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, për Radion Evropa e Lirë konsideron se në Maqedoni në vazhdimësi ka munguar vullneti politik nga ana e institucioneve shtetërore për të jetësuar në praktikë detyrimet që kanë të bëjnë me reformimin e sistemit të drejtësisë në Maqedoni.
“Përpos ndikimit të skajshëm të politikës ditore dhe mungesës së vullnetit politik, s’do mend se këtu kemi të bëjmë edhe me hezitimin për të vendosur kuadro profesionale të cilët do t’i prijnë procesit të realizmit të reformave thelbësore në sistemin e drejtësisë”.
“Ndjekja e porosive që vijnë nga faktori ndërkombëtar, ka të bëjë me hapjen e rrugës së Prokurorisë Speciale Publike që të mund t’i zbardh të gjitha ato procese të cilat do të lënë përshtypjen se vendi është i gatshëm që të ballafaqohet me proceset që i hapin rrugën krijimit të kushteve për një të ardhme më të mirë, një shteti më stabil, por edhe funksionimit normal të institucioneve”, thekson Besa Kadriu.
Ndërkaq, Misha Popoviq nga Instituti për Demokraci, ardhjen e ekspertëve juridik nga Brukseli e sheh si mundësi që t’i jepet një shtytje realizimit të reformave.
“Grupi i ekspertëve do të duhet të shoh se kush qëndron në anën tjetër, përkatësisht cili është kapaciteti me të cilin disponon Qeveria e re e Maqedonisë për të realizuar reformat e kërkuara dhe njëherësh në cilin afat kohor do të mund të realizohen këto reforma”, nënvizon Popoviq.
Ndryshe, raporti i ekspertit gjerman Pribe, u publikua dy vite më parë, përkatësisht më 8 qershor të vitit 2015, pasi ai bashkë me një grup ekspertësh, qëndruan për disa ditë në Maqedoni për të detektuar problemet rreth sundimit të drejtësisë.
Në raportin e ekspertëve juridik të Bashkimit Evropian, si më problematike për aferën e përgjimeve u fokusua puna e Drejtorisë së Zbulimit dhe Kundërzbulimit.
Ndërkohë që në raport u identifikuan problemet e shumta në sistemin gjyqësor dhe media.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë