LAJMI I FUNDIT:

Nënkryetari Hoti: PDK është kryefjala e Fillimit të Ri!

Nënkryetari Hoti: PDK është kryefjala e Fillimit të Ri!

Indeksonline: Z. Hoti, partia ku ju jeni në postin e nënkryetarit, e prishi koalicionin qeverisë me LDK, pavarësisht se kishit mandat deri më 2018. A besoni se keni vepruar drejt?

Hoti: Qeveria Mustafa u rrëzua që prej kohës kur vetë LDK-ja nuk ia dha për afro 30 për qind mbështetjen liderit të vet. Kryeministri lëngoi politikisht nga mosmbështetja prej vetë partisë së tij. U godit rëndë e pabesisht deri sa kryeministri së bashku me qeverinë e Kuvendin u rrëzuan realisht. Isa Mustafa u bë i pafuqishëm për vendimmarrje. Goditja e dytë ishte nënshkrimi i marrëveshjes në Bruksel për Asociacionin në gusht të vitit 2015. Goditjet tjera janë ndihmëse. Kryeministri Mustafa ra përtokë se u godit nga brutet e vet. Ne si PDK vetëm e kemi shpëtuar agonin e tij, që vendi të mos i vuaj pasojat. As më shumë e as më pak. Qytetarët e Republikës meritojnë njerëz me vendimmarrje të guximshme, të drejtë, me prosperitet. Republika e Kosovës nuk qeveriset më nga OKB apo të tjerë për të marrë vendime në vend të saj. Ajo duhet t marrë vendime vetë! Ajo duhet të marrë vendime të drejta, substanciale e cilësore!

Indesksonline: Ju i keni parasysh të dhënat se e humbët sërish postin e kryeministrit në kuadër të koalicionit parazgjedhor, PDK-AAK-NISMA?


Hoti: Po është e vërtetë se ia ofruam postin e kryeministrit koalicionit AAK-Nisma, para garës zgjedhore. Por, mos harroni, posti është postë. Ai buron nga fuqia e PDK-së në këtë rast. Në këtë drejtim askush nuk do të mund të dalë mbi qëllimet që ka PDK-ja me programin e saj «Fillimi i Ri». Sikur Kryeministri Mustafa të ishte në gjendje të ngrihej prej goditjeve që i pësoi prej njerëzve të partisë së tij, ai do të ishte kryeministër deri në fund të mandatit, më 2018. PDK-ja, sado e panatyrshme që mund të tingëllojë, kishte nevojë që postin e kryeministrit, pas asaj çmendurie politike e antikushtetuese të VLAN-it, ta drejtonte dikush tjetër. PDK kishte nevojë t’u dëshmojë gjithë atyre që e kishin humbur kryet për pushtet bashkë me arsyen e gjykimit, se rregullat dhe loja demokratike nuk mund të zëvendësohen nga çoroditja politike! Kjo dëshmoi aftësinë dhe pjekurinë e PDK-së për të ndarë pushtetin dhe përgjegjësitë me partnerët e skenës politike të vendit. Por, natyrisht bashkëpunimi, bashkërendimi dhe harmonizimi i programit me partnerët e koalicionit do të marrë në konsideratë të gjitha çështjet që janë në funksion të qytetarit dhe perspektivës së tij. PDK nuk e ka për telashe të pranojë idetë e qëlluara as të opozitës kur ato janë në shërbim të qytetarëve dhe të atdheut. E pse jo? PDK është realisht parti që reflekton stabilitet, jo vetëm për shtetin e Kosovës, por për mbarë rajonin e më gjerë. Këtë e dëshmon lidershipit i PDK-së, i cili luan rol kyç në normalizimin e raporteve dhe në reflektimet e gjithanshme në kuadër të Ballkanit Perëndimor e më gjerë!

Kjo nuk do të thotë se edhe PDK nuk i ka gabimet e veta. Por askush nuk mëson dhe nuk korrigjohet më shumë sesa që këtë procese ndodhin brenda vetë PDK-së.

Indeksonline: Çka do të thotë «Fillimi i Ri» për juve personalisht z. Nënkryetar?

Hoti: Fillimi i Ri do të thotë prodhim vendor dhe rritje ekonomike mbi 8%. Do të thotë dyfishim të buxhetit për bujqësi dhe pesëfishim të ekspertëve. Do të thotë bilanc tregtar pozitiv. Do të thotë rol kyç të gruas e të rinis në kolektivitetin dhe institucionet tona. Do të thotë krijim i fondeve për barazi gjinore, për rini, për sigurimin e investimeve në vlerë prej 200 milion euro, për ICT. Do të thotë rritja e pagave dhe pensioneve në sektorit publik prej 30 % gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës, dyfishimi i buxhetit për bujqësi e pesëfishimi i eksportit. Do të thotë themelimi i Agjencisë Zhvillimore të Kosovës, reformim të sistemit zgjedhor dhe formimin e ushtrisë. Do të thotë ulje e TVSH-së, zvogëlimi i Tatimit në fitim e akcizë prej 0% në naftë për bujqësinë, ulja e tatimeve për çiftet e reja, rregullimi i pushimeve të lehonisë. Do të thotë hartimi i Master-Planit për ujitje në Republikën e Kosovës, dyfishimi i sipërfaqes së ujitur në Kosovë, për të arritur 100 mijë hektarë tokë bujqësore të ujitur. Do të thotë pranimi i stazhit të viteve të 90-ta. Do të thotë ndërtimi i Pallatit Olimpik, objekti ku do të vendosen federatat dhe Komiteti Olimpik, administrata dhe hapësirat paraolimpike, pishinat olimpike, Fakulteti i Edukatës Fizike (pranë aeroportit). Do të thotë ndërtimi i 300 çerdheve në gjithë vendi dhe në 1000 banorë një ҁerdhe. Do të thotë investime rreth 300 mil € në zhvillimi e minierës së re të linjitit-Sibofci Jugor, 37 milion euro në infrastrukturë digjitale. Do të thotë realizimi i planifikimit të 645.5 milion eurove të alokuar nga BE për periudhën 2014- 2020. Do të thotë themelimi i Gjykatës Tregtare, si dhe krijimi i standardit “Cilësia e Kosovës”, si interes nacional. Do të thotë të investohen rreth 400 MW energji te ri-përtritshme në koordinim me sektorin privat, si dhe rregullore për vendosjen e produkteve vendore në supermarket. Do të thotë digjitalizimi i shkollave, modernizimi i Kurrikulës. Do të thotë projekti 1 miliard “Kosova e Re”, rehabilitim i Kosovës B, promovimi i tregut të përbashkët energjetik me Shqipërinë, si dhe investimi prej 300 milionë euro në rimëkëmbjen dhe funksionalizimin e Trepçës, modernizimi i Fakultetit për Miniera. Do të thotë reformë në sundimin e ligjit dhe operacionalizimi i Njësisë së Helikopterëve. Do të thotë fuqizimi i bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë në hartimin e kurrikulave të përbashkëta, riaftësimi i mësimdhënësve në përputhje me kriteret e licencimit, rritja e vijueshmërisë në shkolla në kuadër të standardeve të Bashkimit Evropian (BE) dhe parandalimi i braktisjes së shkollës prej anës së nxënësve. Do të thotë program për Fëmijërinë e Hershme. Do të thotë fuqizim dhe përkrahja për fëmijët e diasporës me qëllim të ruajtjes së gjuhës dhe identitetit kombëtar. Do të thotë forcimi i inspektoratit shëndetësor dhe atij farmaceutik. Do të thotë legjislacionit për Ruajtjen e Vlerave të Luftës Çlirimtare, përfundimi i punimeve në të gjitha komplekset memoriale dhe ngritjen e përmendoreve, për heronjtë tanë, ndërtimi i obeliskut të lirisë në Prishtinë, themelimi i muzeut të veçantë për luftën çlirimtare të Kosovës, anëtarësimi në INTERPOL dhe avancimi i bashkëpunimit me EUROPOL-in, anëtarësimi i plotë i Republikës së Kosovës në OKB, në Organizatën Botërore të Shëndetësisë-WHO, në Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil-ICAO dhe UNESCO., si dhe marrja e statusit të vendit kandidat. Do të thotë lidhja e Kosovës me Gazsjellësin Trans-Adriatik (TAP). Do të thotë ndërtimi i të gjitha fushave të hapura për futboll, sipas nevoja të banorëve, në gjithë territorin e Republikës së Kosovës brenda një mandati qeveritar, themelimin e Muzeut të Paqes në Kosovë, ndërtimi i Muzeut i Arteve Bashkëkohore, themelimi i Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore, mundësi e privilegjuar «Diaspora në Atdhe»!

Indeksonline: Çfarë mund të thoni për partitë tjera konkurrente në këtë garë zgjedhore?

Hoti: Me vjen keq që nuk kam kohë të merrem me to, por ju uroj të gjithave suksese në garë!

Në trend

Më shumë
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave

Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave

Magazina
Vuçiq: Në dhjetë ditët e ardhshme do të vendosim nëse do të shkojmë në zgjedhje apo do të formojmë qeverinë e re

Vuçiq: Në dhjetë ditët e ardhshme do të vendosim nëse do të shkojmë në zgjedhje apo do të formojmë qeverinë e re

Serbia
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë

"Fitore e shitur", Rezarti me akuza të forta për produksionin e BBVK: A jeni gati t'i nxirrni votat Drilon-Gjesti në gjykatë? Me qëllim i tërhiqnit kamerat për Drilonin

Magazina
Robert Nolfe thyen heshtjen: Parashqevia nuk u paraqit në gjykatë plot katër seanca, kam paguar qiranë 12 vite për të

Robert Nolfe thyen heshtjen: Parashqevia nuk u paraqit në gjykatë plot katër seanca, kam paguar qiranë 12 vite për të

Magazina
Kalo në kategori