LAJMI I FUNDIT:

Sheqerinska-Bjornstand: Norvegjia do ta mbështes Maqedoninë në sferën e mbrojtjes

Sheqerinska-Bjornstand: Norvegjia do ta mbështes Maqedoninë në sferën e mbrojtjes

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska sot në Ministrinë e Mbrojtjes realizoi takim me ambasadorin e Norvegjisë, Arne Sanes Bjornstad, me të cilin diskutoi për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve, sidomos në fushën e mbrojtjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim, siç informon Ministria e Mbrojtjes, Sheqerinska është falenderuar për bashkëpunimin e sinqertë dhe transparent nga Mbretëria e Norvegjisë, si dhe për mbështetjen, të cilën në vazhdimësi e merr Maqedonia për anëtarësim të plotëfuqishëm në NATO.

Ambasadori norvegjez ka dërguar bindje se Mbretëria e Norvegjisë gjithmonë jep mbështetje të hapur ndaj Maqedonisë në përcaktimin e saj strategjik dhe ka theksuar se Norvegjia angazhohet në politikën e “dyerve të hapura” për anëtarësim në NATO. Ai ka shtuar se transparenca është një nga elementet kyçe në luftën kundër korrupsionit dhe se Mbretëria e Norvegjisë mund të ndihmojë në lidhje me këtë”.


“Mbretëria e Norvegjisë do të vazhdojë t’i japë mbështetje Maqedonisë, si teknike ashtu edhe këshillëdhënëse, me qëllim të integrimit në strukturat euroatlantike”, ka theksuar ambasadori Bjornstad./Telegrafi/