LAJMI I FUNDIT:

Nishani shtroi Iftar me rastin e Muajit të Ramazanit

Nishani shtroi Iftar me rastin e Muajit të Ramazanit

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe Zonja e Parë Odeta Nishani shtruan një darkë iftari në Pallatin e Brigadave, me rastin e Muajit të Madhërishëm të Ramazanit.

Pasi shprehu mirënjohjen për praninë e tyre në këtë darkë Iftari, Presidenti Nishani u uroi nga zemra besimtarëve shqiptarë kudo ku janë në këtë Muaj të Shenjtë të Ramazanit, një agjërim sa më të lehtë, që kjo periudhë, kjo sakrificë e përkushtim t’u kthehet në mirësi, në forcë e në kthjelltësi të mendjes e të shpirtit, në respekt për të afërmit, për komunitetin, për vendin tonë si dhe për të gjithë popullin shqiptar, tha ai.

“Nga pozicioni i Kryetarit të Shtetit është kënaqësi në këtë darkë Iftari të shpreh respektin maksimal personal dhe atë institucional për të gjithë anëtarët e Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe besimtarët për gjithçka kanë bërë në interesin e familjeve të tyre, të vendit, të kombit tonë”, u shpreh Nishani.


Kreu i Shtetit vlerësoi personalisht dhe institucionalisht sakrificat që besimtarët myslimanë shqiptarë bëjnë gjatë ditëve të shenjta të Ramazanit, duke nënvizuar se ky akt demonstron në mënyrën më të drejtpërdrejtë e njerëzore, së pari dimensionin e sakrificës, të forcës përmes sakrificës, dimensionin e disiplinës përmes përkushtimit, dhe përmes përkushtimit atë të përuljes e të respektit.

“Të gjitha këto bashkë jam i bindur se besimtarët myslimanë i tregojnë e i përcjellin si vlera të besimit te i Plotfuqishmi, te mirësia, te vlerat dhe parimet më të mira njerëzore dhe emancipuese që duhet t’i përçoni gjatë gjithë jetës për të kontribuar e dëshmuar se i zotëroni dhe i rrezatoni këto vlera e parime dhe i mbartni ato me dinjitet në shoqëri tonë”, theksoi Kreu i shtetit.

Me tej gjatë fjalës së Tij, ai çmoi lart kontributetet historike të Komunitetit Mysliman Shqiptar e të udhëheqësve të tij fetarë e shpirtërorë si atdhetarë e patriotë, si përçues të emancipimit kulturor e shpirtëror të shqiptarëve që kanë mbajtur gjithmonë gjallë duke evidentuar harmoninë, respektin reciprok dhe bashkëjetesën fetare në vendin tonë.

Të pranishëm në këtë Iftar ishin Kryetari i Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj, Kryegjyshi Botëror Baba Mondi, drejtues e besimtarë të shumtë myslimanë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet Loreta Aliko, teologë, krerë e përfaqësues të bashkësive fetare shqiptare, etj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brenda depos së armatimit të FSK-së, Kurti: Armatimi modern në kuadër të blerjeve dhe furnizimeve që jemi duke i bërë për forcën tonë

Brenda depos së armatimit të FSK-së, Kurti: Armatimi modern në kuadër të blerjeve dhe furnizimeve që jemi duke i bërë për forcën tonë

Lajme
Dëshmitari i 105-të në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Me kanë akuzuar se kam vrarë shqiptarë, ishte justifikim për ndalimin tim

Dëshmitari i 105-të në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Me kanë akuzuar se kam vrarë shqiptarë, ishte justifikim për ndalimin tim

Lajme
Gjykata e shpall të pafajshëm logopedin Iljasa Fazliu, vendimi cilësohet goditje për të drejtat e fëmijëve

Gjykata e shpall të pafajshëm logopedin Iljasa Fazliu, vendimi cilësohet goditje për të drejtat e fëmijëve

Lajme
Debati Peci-Pacolli, akuza dhe kundërakuza për ofertat politike dhe korruptive

Debati Peci-Pacolli, akuza dhe kundërakuza për ofertat politike dhe korruptive

Lajme
Parashikimi i motit, pasditja me shi e reshje bore dhe erëra të fuqishme

Parashikimi i motit, pasditja me shi e reshje bore dhe erëra të fuqishme

Lajme
Gjermani, 14-vjeçari kosovar zgjohet nga koma pas disa muajsh

Gjermani, 14-vjeçari kosovar zgjohet nga koma pas disa muajsh

Lajme
Kalo në kategori