LAJMI I FUNDIT:

Lika: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për progresin gjithëpërfshirës të shtetit tonë

Lika: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për progresin gjithëpërfshirës të shtetit tonë

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistemin politik, Hazbi Lika, sot në takimin e tij të parë zyrtar, priti ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në vend, Fatos Reka, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë takim, siç njofton zyra për informim e Sekretariatit për Zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, ambasadori Reka uroi zëvendëskryeministrin Lika për zgjedhjen e tij në funksionin e ri, duke potencuar së zgjedhja e tij si zëvendëskryeministër do të jetë e dobishme për avancimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Zëvendëskryeministri Lika falënderoi ambasadorin Reka dhe shtetin shqiptar për përkrahjen e palodhshme dhe raportet vëllazërore mes vitesh të cilët kanë kontribuar në thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve në të gjitha sferat. Ai gjithashtu, siç shtohet në kumtesë e ka njoftuar ambasadorin Reka për prioritetet e Qeverisë së re duke nënvizuar se në fokus do të jetë zbatimi i reformave në të gjitha fushat.


“Implementimi dhe avancimi i Marrëveshjes së Ohrit janë thelbësore për progresin gjithëpërfshirës të shtetit tonë. Kabineti i ri qeveritar është tejet bashkëpunues dhe i gatshëm për avancim emergjent të këtij dokumenti, faktor i rëndësishëm i cili na jep më shumë kompetenca dhe përgjegjësi për të vazhduar në këtë proces dhe në realizimin e qëllimit për anëtarësim në strukturat euro-atlantike”, ka potencuar Lika.

Ambasadori Reka theksoi se implementimi i menjëhershëm i Marrëveshjes së Ohrit është i detyrueshëm për të hapur rrugët drejt anëtarësimit në NATO dhe BE. “Të dy shtetet, Republika e Maqedonisë dhe ajo e Shqipërisë janë aspirante për BE. Nëpërmjet Procesit të Berlinit, i cili shërben si një paradhomë për përgatitje për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ne mund të shndërohemi në anëtare të denja”, ka thënë Reka, njofton AIM.

Bashkëbiseduesit konstatuan se marrëdhëniet mes dy vendeve, Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë janë të mira dhe se ky bashkëpunim, siç thuhet, do të vazhdojë edhe në të ardhmen me realizimin e projekteve të përbashkëta në sfera të ndryshme, duke u bazuar në sferën e tregtisë, atë ekonomike dhe lidhjes infrastrukturore të cilat janë bazë për rritje të standardeve të jetesës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori