LAJMI I FUNDIT:

Pasi e kapën, fshatarët e “shëtitën” nëpër fshat krokodilin gjigant (Video)

Pasi e kapën, fshatarët e “shëtitën” nëpër fshat krokodilin gjigant (Video)

Një krokodil i madh rreth 5 metra është gjetur nga banorët vendas në fshatin Thibbotuwawa, Akuressa, Sri Lanka, të martën.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e postuara në internet tregojnë krokodilin me një litar rreth fytyrës së tij, para se dhjetëra njerëz e lidhin atë me një “bartëse” dhe pastaj e mbajnë atë duke e “shëtitur” nëpër fshat.

Rreth 30 njerëz janë parë duke mbajtur krokodilin e madh, derisa gjymtyrët dhe bishti i tij janë të lidhur.


Një paradë e njerëzve e ndoqën krokodilin nëpër fshat dhe copëtonin pemët dhe bimët për ta bërë më të lehtë transportimin e krokodilit.

Më vonë ai ishte dërguar në një departament të ruajtjes së kafshëve të egra. /Telegrafi/