LAJMI I FUNDIT:

Ministrat tregojnë për masat e marra nga Qeveria për vërshimet në Poroj

Ministrat tregojnë për masat e marra nga Qeveria për vërshimet në Poroj

Komuna e Tetovës me një njoftim drejtuar Telegrafit në Maqedoni thotë se janë diskutuar masat e marra nga Qeveria e Maqedonisë lidhur me vërshimet e fundit në Poroj, ku në mes tjerash thuhet se është diskutuar për dëmshpërblimet që do të sigurohen nga institucionet dhe gjithashtu është folur për sanimin e dëmeve në infrastrukturën rrugore.

Në vizitë të komunës së Tetovës dhe në fshatin Poroj të goditur nga vërshimet qëndroi delegacioni qeveritar i udhëhequr nga Ministri i transportit dhe lidhjeve Goran Sugareski, Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, Ministri i bujqësisë Ljupço Nikolovski, Ministri i drejtësisë Bilen Saliji si dhe Ministri për investime të huaja Ramiz Merko. Nga ana e të pranishmive u raportua se në mbëledhjen e djeshme të qeverisë janë marrë të gjitha masat e nevojshme për menaxhim dhe mbarëvajtjen e procesit të vlerësimit të dëmeve në infrastrukturë dhe toka bujqësore, me çrast këto 2 komisione nga dita e sotme janë në teren duke bërë vlerësimet fillestare.

Lumi që kërcënon banorët e Porojit dhe rrethinës për të cilin nuk kujdeset aspak shteti (Foto/Video)
Lexo po ashtu Lumi që kërcënon banorët e Porojit dhe rrethinës për të cilin nuk kujdeset aspak shteti (Foto/Video)

Në mbledhje urgjente të qeverisë e cila do të mbahet sot pasdite me kërkesë së Komunës së Tetovës do të bëhet përcaktimi i lokacionit në të cilin do të transportohen dhe deponohen prurjet e dheut nga vërshimet. Gjithashtu si kërkesë emergjente e banorëve do të parashtrohet ndërtimi sa më i shpejtë i urës së drurit e cila pësoi gjatë vërshimeve.


Ekipet e NPK Tetova sot dita e dytë janë duke punuar intenzivisht në menjanimin e defektit në rrjetin e ujësjellësit, kurse komuna e Tetovës vazhdon me aksionin e shpërndarjes së ujit teknik dhe ujit të pijshëm për nevojat e qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Siguri
Moti në fundjavë, IHK u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes gjatë vozitjes dhe gjatë ndotjes së lartë të ajrit të përdorin maska

Moti në fundjavë, IHK u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes gjatë vozitjes dhe gjatë ndotjes së lartë të ajrit të përdorin maska

Lajme
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin

Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin

Lajme
Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së

Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së

Lajme
Aksident në kantierin e Aeroportit të Vlorës, fadroma përplas për vdekje shoferin e kamionit

Aksident në kantierin e Aeroportit të Vlorës, fadroma përplas për vdekje shoferin e kamionit

Lajme
Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së

Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së

Lajme
Kalo në kategori