LAJMI I FUNDIT:

Rama: Pushtetin nuk e duam për vete, por për njerëzit

Rama: Pushtetin nuk e duam për vete, por për njerëzit

Edi Rama, në një takim me pensionistët në Vlorë, deklaroi se Partia Socialiste kërkon më shumë pushtet në mënyrë që të bëjë më shumë për njerëzit.

“Nuk e duam pushtetin për vete sepse po ta donim, nuk kishim nevojë për fushatë sot. Luli do të ishte në çadër në Tiranë, duke kërkuar autobotë uji për freskim nga vapa, ne do të prisnim 25 qershorin dhe do të merrnim 100 deputetë. Ndërkombëtarët i kishim pas vetes, por nuk e bëmë këtë gjë sepse nuk e kemi pushtetin qëllim në vetvete. Ju kërkoj më shumë pushtet që të bëjmë më shumë për ju”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se “njerëzit në këto zgjedhje duhet të shkojnë për interesin e tyre, jo për tifozllëk”.


Më tej, Rama sulmoi LSI-në, duke deklaruar se “dy partitë e mëdha janë bërë peng i ankandit që nuk ka lidhje me demokracinë dhe shtetin”.

“Demokracia nuk është anarki dhe pazar. Nuk mund të dalë një drejtor dhe t’i thotë ministres “nuk të njoh ty, njoh kryetarin e partisë”. Njerëzit votojnë për disa njerëz që vijnë në Parlament për të bërë shantazh dhe mendojnë se kanë dërguar përfaqësuesit e tyre”, tha Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori