LAJMI I FUNDIT:

PDK-së i bashkohen 150 anëtarë të rinj në Bajgorë dhe Tunel të Parë

PDK-së i bashkohen 150 anëtarë të rinj në Bajgorë dhe Tunel të Parë

Në tubimet e mbajtuara në Bajgorë dhe Tunel të Parë, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 qershorit, Partisë Demokratike të Kosovës, ju kanë bashkuar 150 qytetarë.

Në këto tubime kanë qenë të pranishëm drejtues të Degës së PDK-së në Mitrovicë si dhe kandidatët për deputetë: Jehona Shyti, Drita Kadriu, Rrustem Musa dhe Abdyl Salihu

Kryetari i Degës së PDK-së në Mitrovicë, Avni Kastrati, ju ka uruar mirëseardhje anëtarëve të rinj. “Mbështetja juaj është energji e re për të gjithë ne. Është motivim për angazhim edhe më të madh që “Fillimi i Ri” të jetësohet ashtu siç është projektuar”, tha ai.


Kastrati prezantoi para të pranishmëve edhe kandidatët për deputetë nga radhët e PDK-së në Mitrovicë. Ai tha se ata janë njerëz që kanë ndarë sakrifikcat, por edhe sukseset me Mitrovicën. “Në radhë të parë janë njerëz të mirë, njerëz nga mesi juaj, që i dinë hallet tuaja. Janë profesionistë të mirë dhe shumë të vendosur që të mbrojnë interesin tuaj”.

Në këto tubime kanë folur edhe kandidatët për deputetë, të cilët u zotuan se do të vazhdojnë të jenë pranë qytetarëve mitrovicas dhe do të jenë zëri i tyre, në mënyrë që insitucionet qendrore dhe ato lokale të jenë të përgjegjshme ndaj Mitrovicës. /Telegrafi/