Edhe pak ditë, sërish po na bëjnë rresht te kutitë e votimit. Vështirë me i ikë idesë se po bëhemi bashkëpunëtorë në krim, pavarësisht se si do të votosh. Pastaj, e kemi marrë me përtesë. As realiteti nuk duket aq real sa do të duhej. Shumë shpesh, edhe pa arsye, po na shkëpusin nga jeta jonë e vërtetë në rrjetet sociale dhe po na detyrojnë të aterojmë në tokë dhe të përcaktohemi për gjëra që nuk na hyjnë në punë. Në fund të fundit, çfarë rëndësie ka se cili nga ata do të jetë te foltorja? Pushteti i vërtetë nuk del në televizor.
Por, thonë, demokracia e do kështu. Duhet me dalë. Oligarkët, thjesht e adhurojnë lojën e demokracisë. Kështu, ajo e legjitimon pronën e blerë, me parat e qytetarëve. Na nxjerrin, në votime, sa herë të duhet të vërtetojnë bastet, të legjitimojnë lojën. Vështirë se luan rol, kushdo që të fitojë.
Edhe elektoratin, për aq sa u duhet me na mbajt peng, e kanë blerë. Por, te ne demokracia ka dalë prej mode, përfundimisht. Më, askujt nuk i bënë për të.
Është bërë sikur një bastore publike, e kurdisur. Zgjedhjet mbahen, jo për të zgjedhur deputetë apo asamblistë lokalë, por vetëm për të vërtetuar bastet. Më kot insiston Evropa edhe Amerika, për lista të (pa)pastra. Përse na mundoni kot , çdo tri vjet, kur gjërat dihen? Dihen, pronarët.
Nëse nuk ju pëlqen, të dashur miq, na e jepni një mbret, ose së paku një president për të cilin dihet se do të na udhëheqë derisa të jetë gjallë ai dhe pasardhësit tij! Atij i duhet edhe një buxhet për të rehatuar gjithë njerëzit e vet. Prandaj, bëjeni buxhetin e Ushtrisë. Nëse nuk i lejoni buxhet, ai krijon kriza. Pra, me procedurë të shkurtuar, ju lutem, është më humane! Nëse do të na pjekin, përse të na rrotullojnë në hell?
Pastaj, përse bëheni merak? Ne e kemi edhe modelin, sipas të cilit, sundon shteti! Qytetarë i kishim edhe përpara, nën okupim, por nuk kishim shtet, prandaj nëse duhet të ketë ndonjë mit, ai është miti për shtetin për të cilin po të jetë nevoja të gjithë qytetarët duhet të sakrifikohen. Qytetarët duhet të shërbejnë shtetin, institucionet, presidentin…! Sistemi sa më i thjeshtë është më efektiv. Nëse ne qytetarët pengojmë, të gjithë duhet të ikim nga këtu, për të mos penguar shtetin, për të cilin këta që nuk zbresin nga rrethrrotullimi kanë merita. Le të mbesin veç pronarët, me familjarët e gjerë. Ne na jepni vizat! Po, ikim!
Ndoshta edhe ju kanë keq informuar, të dashur miq?! Qytetarët tonë nuk duan demokraci. Të kuptohemi! Ka qytetarë dhe qytetarë. Ka qytetarë, dhe regjione me merita dhe ka regjione me faje që duhet me i la nëpër shtat gjenerata. Regjionet me merita do të sundojnë ato me faje do të sundohen. Ky është rendi i gjërave këtu. Por, ka vetëm një regjion, për të cilin nuk diskutohet. Ai e jep presidentin, kryeparlamentarin dhe kryeministrin. Edhe tenderët, edhe licencat, edhe… gjithçka. Nëse të tjerët nuk pajtohen, loja prishet. Nëse ata e shpallin fitoren, atje, kot kutitë. S’ka nevojë të numërohen.
Sofra e parë dhe e dytë, e madje edhe e treta, demokracisë tonë popullore, ka kohë që janë përzgjedhur. Vendet nëpër institucione, veç plotësohen. Loja, natyrisht se do të luhet sipas kërkesës që vjen nga jashtë, por rezultatet qysh tani dihen.
Qysh e dini, demokracia jonë e kontrolluar kalon në veprim çdo tri vjet dhe bënë gjithçka që qytetari të mos lodhet. Ndërkohë, në mes dy palë zgjedhjeve pushon ose luan rolin e opozitës, shoqërisë civile, të pavarurve. Krejt këto veprime, kryhen nga të pavarur, shoqëri civile, debutues, gazetarë. Ata selektojnë, nëpër debate, shërbyesit e oligarkisë.
Në zgjedhjet e kaluara, flitej se fletëvotime të plotësuara, dhe të futura në kuti, kishin ardhur nga vendet fqinje. Përse të lodhen qytetarët. Legjenda thotë, se luftë e madhe bëhej se kush do të shoqëronte kutitë nga vendvotimet deri te KQZ-ja. Por, legjendat janë legjendat, e pushteti që doli nga kjo votë, ishte realitet që prodhoi shumë kriza. Kjo nga ata që e dinë më së miri, pra nga miqtë tanë ndërkombëtar u quajt vjedhje industriale e votave. Për një vend që nuk ka industri tjetër, kjo edhe nuk tingëllonte keq. As vjedhja nuk është më dukuri negative, dhe e rrallë. Është industrializuar dhe institucionalizuar.
Nëse demokracia është si një lloj bastore, edhe rezultatet duhet të përshtaten me bastet. Varet sa kush ka investuar. Bastoret fitojnë më shumë, kur fitojnë ata që nuk pritej.
Përndryshe, shumica prej mbikëqyrësve dhe kritikëve të radhës së kaluar, e lanë “pavarësinë” e tyre dhe u futën në politikë, kryesisht nëpër partitë të cilat i kishin sharë më së shumti. Me armikun gjithnjë ekziston një “kimi”. U sakrifikuan në altarin e demokracisë. Në të ardhmen do të njihen si “martirët e gazetarisë dhe shoqërisë civile” . Nëse do edhe fati, veç pak, si në bastore më, ata do të vuajnë, do të shkrihen para syve tonë nëpër seanca të pafund të Parlamentit, e ndonjë më i pafat edhe në ndonjë Ministri. A nuk e vuajtën mandatin e kaluar, martirët tonë të demokracisë, deputetët? Lotsjellësi, vezët… eh, kohë të lavdishme për të cilat ata do t’ju rrëfejnë gjeneratave.
Nëse përkundër asaj se tashmë gjithçka dihet, përsëri votohet kjo klasë politike, atëherë me pikëllim të thellë duhet konstatuar se industria jonë e vetme, po funksionon.
Po ne? Me dalë a mos me dalë, kjo është çështja? Nëse i referohemi të kaluarës, ma mirë mos me dalë. Si do të thoshte Orwell, duke dalë, edhe ne bëhemi bashkëpunëtor në mashtrim. Në fund të fundit, edhe nëse nuk dalim, prapë nuk hetohet. Ka kush voton për ne…!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
“Nuk mund të të marr seriozisht, sepse je veshur si unë", Gjesti vjen me një justifikim të çuditshëm gjatë debatit të tyre
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve
Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”
Skandal në Holandë, Heerenvenit i iku fitorja nga dora pasi kundërshtari barazoi me 12 lojtarë në fushë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos