LAJMI I FUNDIT:

Probleme me shitjen e qershive në rajonin e Strumicës

Probleme me shitjen e qershive në rajonin e Strumicës

Veljusa është njëri nga rajonet më të përfaqësuara të fushës së Strumicës që prodhon sa si të shumta të frutave ku ka filluar vjelja e qershive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Megjithatë, pemtarët hasin në probleme me shitjen e qershive deri sa të arrihet një çmim i pranueshëm për blerësit. Bujqit thonë se çmimi ndryshon çdo ditë, pasi që nuk ka blerje të organizuar, por tregtarët blejnë sasi të caktuara.


Blerja e qershive në këtë rajon ka filluar qysh para dy javësh. Çmimi fillestar ishte 60 denarë për kilogram, por blerja nuk është e vazhdueshme dhe kjo ndikon në ndryshimin e çmimit./Telegrafi/